Kroacia ofron plazhe të shumta me rërë, ose plazhe me rërë dhe gurë dhe natyrisht një det të mrekullueshëm.
Ja disa prej plazheve më të bukura ku duhet të shkoni dhe të shijoni këtë verë.
1.Zlatni Rat
Zlatni Rat është një ndër plazhet më të famshme të Kroacisë, i cili ndodhet në ishullin Brac. Zlatni Rat është një ndër pesë plazhet më të mira, dhe Daily Telegraph e cilëson si një perlë të detit Adriatik. Forma e tij të befason çdoherë, pasi ndryshon në varësi të rrymës dhe erërave.
2.Pupnatska Luka
Në ishullin kroat Korluča ndodhet ky plazh i vetmuar, në mes të maleve me pisha, i arritshëm nëpërmjet një rruge pak të vështirë, por e rrahur pak. Prej këtej mund të shikoni pamje të mrekullueshme të detit. Në horizont duken ishujt Lastovo dhe Mljet.
3.Divna
Është një ndër plazhet më të famshme të Gadishullit Peljesac. Divna, një plazh me gurë të bardhë, i cili shtrihet përgjatë detit Adriatik është i mbrojtur nga era e shirokut dhe maestral. Divna është i përshtatshëm për të gjithë, edhe për familjet me fëmijë.
4. Crikvenica
Është një vend me traditë të gjatë në turizëm dhe kurat termale. Ai nisi të bëhej i famshëm në vitin 1890, kur vëllai i perandorit Franz Joseph I, vendosi t’i japë zhvillim Crikvenica, si destinacion turistik. Pavarësisht numrit të madh të turistëve në muajt e verës, plazhi është i madh dhe ka hapësirë për të gjithë.
5.Porat
Është një ndër perlat e fshehta dhe ndër të paktat plazhe me rërë në Kroaci. Ndodhet në ishullin e vogël të Bisevo, një ishull i pasur me shpella që duken sikur janë gdhendur në bregdetin shkëmbor.
6.Lubenice
Ndodhet në ishullin Cres dhe lidhet me traget si me gadishullin Istria si me ishullin Krk. Është një plazh me gurë. Më në veri të këtij plazhi gjendet baia di Zanja, me Modra špilja (Shpellën blu) për gjithë ata që pëlqejnë zhytjet.
7.Lumbarda
Lumbarda ndodhet në ishullin Korčula, është një plazh me rërë të bardhë, ideal për fëmijët.
8.Murvica
Në ishullin Brac, në Dalmaci, gjendet ky plazh i mrekullueshëm me gurë thuajse në ngjyrë rozë dhe një det me ujëra të gjelbra të kristalta.