Hotelet në formë flluske, edhe pse një prej trendeve më të reja janë përhapur shumë kohët e fundit kudo nëpër botë, nga Mauritius në Meksikë dhe në Maldive.
Ja se cilët janë tetë prej hoteleve në formë flluske më të veçantë në botë:
Hoteli Campera Burbuja, Meksikë
Të vendosur në mes të vreshtave më rrush, këta 10 hotele në formë flluske gjigande në Guadalupe, Meksikë, janë një prej tetë më të veçantëve në botë. Secili prej tyre ka disa orendi minimale, të tilla si një krevat, një minibar i mbushur me pijet karakteristike të zonës dhe një tualet me ujë të ngrohtë. Ndryshimi i ndriçimit të dritave gjatë natës krijon një efekt shumë të veçantë.
Hoteli në Finolhu, Maldive
Ky hotel në formë flluske shumë pranë bregut në Finolhu, Maldive, zakonisht rezervohet nga çiftet e të dashuruarve, për shkak se atmosfera që krijohet pranë detit, poshtë yjeve është shumë romantike. Të ftuarve të këtij hoteli u shërbehet një darkë barbecue, me disa prej gatimeve tradicionale të zonës.
Hoteli Bubbletent, Australi
Gjëja e parë që të bën përshtypje në lidhje më këto 3 hotele në formë flluske në Australi, është se ato kanë një pamje të mrekullueshme përpara tyre.
Ata janë vendosur në luginën Capertree, një prej më të izoluarave në Australinë e largët, e cila ofron për të gjithë ata që do t’i vizitojnë një qetësi absolute. Secili prej tyre është i pajisur me një teleskop dhe me një krevat “fluturues”.
Hoteli Lodge Île në Cerfs, Mauritius
Edhe tre flluskat gjigande që ndodhen në Cerfs, Mauritius, ofrojnë një izolim total dhe një qetësi absolute për të gjithë ata që janë në kërkim të një gjëje të tillë, sepse ata janë të aksesueshëm vetëm me anë të varkave. Këto hotele janë me pesë yje dhe secili prej tyre ka nga një kamarier personale në dispozicion të tyre për të gjithë kohën e qendrimit. Dekori edhe pse minimalist, është i kuruar në detajet më të vogla. Në këtë ishull ka edhe një fushë gjigande golfi dhe një restorant i klasit të parë ku shërbehet darka edhe për të gjithë pushuesit e këtyre hoteleve në formë flluske gjigande.
Hoteli “5 milion yje”, Islandë
Kur bëhet fjalë për të parë Dritat e Veriut në komoditet të plotë, opsionet janë të shumta, nga hotelet e akullit, tek kabinat prej xhami, shtëpitë në pemë, etj. Por a e keni konsideruar ndonjëherë që t’i shihni ato nga një flluskë gjigande plastike? Nëse po, atëherë ju ofrohet mundësia për të vizituar 9 hotelet në formë flluske gjigande që ndodhen në Islandë, të cilat ofrojnë një pamje të mrekullueshme.
Hoteli në Bali, Indonezi
Pamjet që këto hotele në formë flluske gjigande pranë oqeaneve të ofrojnë, janë po aq të bukura sa edhe ato që ndodhen pranë natyrës malore. Por këto hotele në Bali tw Indonezisë, t’i ofrojnë të dyja. Duhet theksuar se këtu shërbimi që ofrohet është i niveleve të larta.
Hoteli në Bois Cheri, Mauritius
Këto hotele në formë flluske gjigande në Bois Cheri, Mauritius, janë të vendosur brenda një plantacioni çaji dhe buzë bregut të një lumi që kalon aty. Interiori i tyre është dizenjuar në mënyrë të tillë që të reflektojë ambientin e jashtëm.
Hoteli Aire de Bardenas, Spanjë
Ndryshe nga të gjithë hotelet e tjerë të këtij lloji, ky është më shumë i dedikuar për grupe të rinj pushuesish sesa për çifte, sepse aktivitetet që ofrohen këtu janë të shumta. Këtu mund të përmendim masazhet thai, ushtrime joge, degustim i disa prej verërave më të mira të zonës dhe udhëtime në ullishtet e shumta të zonës.