Jeni në kërkim të një pune dhe së shpejti keni një intervistë?
Ja disa sekrete që do t’ju ndihmojnë që ta fitoni vendin e punës.
Nuk janë gjëra të pamundura, por thjesht disa mënyra sjelljeje apo detaje të vogla, të cilave duhet t’u kushtoni rëndësi, në mënyrë që t’ju kujtojnë me kënaqësi dhe pse jo t’ju ritakojnë!
1.Siguri dhe përulje
Së pari, duhet të përpiqeni që shfaqeni të sigurt në vetvete dhe ndërkohë që flisni për një projekt ose flisni për veten, përpiquni ta bëni në mënyrë bindëse. Po aq i rëndësishëm është fakti që të shfaqeni të sigurt për potencialet tuaja, por të mos dukeni mendjemadh. Përulësia është gjithnjë e rëndësishme.
2.Veshja
Është e rëndësishme të ruani etikën në çdo lloj ambienti dhe të jeni në harmoni me pjesën tjetër të njerëzve. Për shembull nëse do të prezantoheni në një studio të çfarë do lloji, mos shkoni i veshur me kanatiere apo pantallona të shkurtra, kjo është një veshje e papërshtatshme.
3.Parfumi
Një tjetër këshillë është të shmangni përdorimin e parfumeve shumë të fortë – fragranza që përdorni çdo ditë dhe që ju pëlqen shumë, nuk është e thënë që do t’ju pëlqejë edhe njerëzve që do të takoni, kështu për të shmangur situata të pakëndshme këshillohet që të përdorni një aromë të lehtë.
4.Përshëndetja
Përshëndesni gjithë personat që do të takoni, një “mirëmëngjes” dhe një buzëqeshje do t’ju bëjnë të dukeni me siguri më të qetë dhe shumë njerëz do t’ju kujtojnë me kënaqësi. Një gjë po aq e rëndësishme është t’u drejtoheni me “Ju” personave që nuk i njihni, kjo do të vlerësohet shumë.
5.Mirësjellja
Mirësjellja nuk është asnjëherë shumë e tepërt. Kur hyni në një dhomë ku ju presin për intervistë, prisni që t’ju thonë të hyni dhe kur të flisni, shmangni të dukeni të pasjellshëm dhe të mos respektoni personat që keni përballë në atë moment.
6.Bashkëpunimi
Me siguri po kërkojnë një person që të jetë i aftë të bashkëpunojë. Bashkëpunimi është shumë i frytshëm dhe çdo ditë do të keni të bëni me shumë njerëz për të arritur të mbyllni një punë të caktuar. Lërini të kuptojë personit që keni përballë që jeni të disponueshëm dhe të aftë të punoni në grup pa krijuar probleme.
7.Menaxhimi
Nëse ju jepet mundësia, lëruni të tjerëve të kuptojnë që jeni të aftë të menaxhoni punën tuaj pa kërkuar gjithnjë ndihmën e superiorëve
8.Shikimi
Kur të jeni përballë me personin që po ju merr në intervistë, mos hezitoni ta shikoni në sy, jo në mënyrë këmbëngulëse, por natyrshëm. Është si t’i thoni personit që keni përballë që e respektoni dhe po e dëgjoni.