8 sfidat më të mëdha të grave në biznes

01/11/2018 12:56 PM 0 komente

Edhe pse kohët e fundit, numri i grave sipërmarrëse është rritur, ato vazhdojnë të përballen ende me sfida të shumta në mjedisin e biznesit.

Dhe si pasojë e këtyre sfidave mbijetesa e tyre në këtë mjedis po bëhet gjithnjë e më e vështirë.

1. Financim i kufizuar

Jo të gjithë njerëzit që fillojnë një biznes janë më fat dhe kanë një investitor që i mbështet në këtë rrugëtim, dhe në këtë grup numrin më të madh e zënë gratë, ku bizneset e tyre janë ndër sipërmarrjet kryesore të cilave nuk u jepët mbështetje financiare. Zkonisht një gjë e tillë ndodh vetëm për shkak të paragjykimeve gjinore të cilat nuk i shohin gratë sit ë zonja për të qenë të suksesshme në biznes, ndaj edhe shumë institucione kanë tendencë që të financojnë më shumë bizneset në pronësi të burrave.

2. Mosbalancim përgjegjësish

Një numër i madh i grave që janë pjesë e mjedisit të biznesit nuk janë vetëm sipërmarrëse, ato janë bashkëshorte, nëna dhe kanë shumë përgjegjsi të tjera përveç karrierës së tyre. Dhe pikërisht këto përgjegjësi të shumta si një jetën personale ashtu edhe në atë profesionale dhe mbi të gjitha mosmenaxhimi i duhur i tyre, mund të ushtrojë një presion shumë të madh mbi gratë, aq sa një numër i lartë janë detyruar të heqin dorë nga të qenët sipërmarrëse.

3. Frika ndaj dështimit

Sipërmarrja ose drejtimi i një biznesi shoqërohet me risqe të shumta dhe me situata të paparashikuara. Kurrë mos keni frikë nga dështimi, sepse nëse ju ndodh që të keni frikë ju asnjëherë nuk do të rrezikoni. Askush nuk e ka të sigurtë suksesin kur ndërmerr një sipërmarrje të caktuar. Frika ndaj dështimit është më e theksuar të gratë sipërmarrëse sesa tek meshkujt edhe si pasojë e mosbesimit nga të tjerët. Dhe pikërisht edhe si paspjë e një gjëje të tillë, të shumta mund të jenë gratë të cilat e nisin një sipërmarrje me frikën e dështimit dhe jo me besimin se do t’ia dalin mbanë.

4. Mungesë mbështetjeje

Ku do të ishin gratë në gjendje të arrinin nëse ato do të kishin me vetëm mëbshtetjen e duhur? Sfidat e vazhdueshme dhe dështimet e shumta më të cilat përballen gratë në mjedisin e biznesit mund të jenë edhe pasojë e mungesës së duhur të mbështetjes. Ato përballen me sfida të shumta që nga mungesa e kontakteve të duhura e deri tek mungesa e mbështetjes financiare. Por në pjesën më të madhe të rasteve, sistemi i mbështetjes është edhe shumë i kushtueshëm, duke i detyruar gratë që ta vonojnë afatin e fillimit të bizneseve të tyre.

5. Pabarazi gjinore

Çfarë doni të dini për pabarazinë gjinore? Ligjet, kulturat, feja dhe politika janë ndërtuar të gjitha mbi bazën patriarkale dhe grave nuk u mbetet gjë veçëse të përballen me këtë sfidë shumë të madhe. Edhe pse në ditët e sotme një pjesë e madhe e ligjeve dhe politikave kanë tentuar që jo vetëm grave për të gjithëve t’u krijohet një mjedis biznesi sa më i favorshëm, aktualisht një pjesë e madhe e këtyre ndryshimeve ende nuk janë zbatuar.

6. Njohuri e kufizuar

Fuqizimi i një gruaje me njohuri është vetëm fillimi i një udhëtimi të gjatë drejt suksesit të biznesit. Jeta është një proces i përditshëm mësimi ku çdo ditë vjen me informacion të ri. Për fat të keq, qasja e grave ndaj këtij informacioni dhe njohurive të reja është e kufizuar, gjë kjo e cila mund të jetë edhe si pasojë e një mjedisi konkurrues.

7. Mjedis i pafavorshëm biznesi

Ndër sfidat me të cilën përballen gratë sipërmarrëse është edhe një mjedis i pafavorshëm biznesi, i cili në vende të caktuara si pasojë edhe e besimit fetar vështirësohet akoma edhe më shumë. Në disa vende feja nuk i lejon grave që të jenë pronare të një biznesi të caktuar. Por pavarësisht këtyre sfidave, bota e biznesit po e pranon edh epse shumë gradualisht kontributin e grave në botën e biznesit.

8. Ndrojtja

Të shumta janë gratë të cilat janë shumë të suksesshme në botën e biznesit, e megjithatë ato janë shumë pak të njohura sepse nuk i reklamojnë arritjet e tyre, shpeshherë edhe për shkak të ndrojtjes së tyre. Por përpulësia është diçka tjetër dhe ndrojtja është diçka tjetër. Gratë duhet të qëndrojnë krah për krah me sukseset e tyre dhe t’ia tregojnë të gjithëve arritjet e tyre.

Burimi: The Forbes

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of