Pavarësisht nga shtigjet tona individuale, është e qartë se vendet e punës dhe mënyra e punës po ndryshon. Ekspert 360, një platformë online ka parashikuar dhjetë tendencat kryesore në vendin e punës për 2015. Nga rritja e ‘millennials’, tek pantallonat e yoga si veshje epranuar për punë ( ërtetë?), këtu do të lexoni se cfarë mund të presim nga 2015:
Punë-kërkim i vazhdueshëm
Mos harroni se si prindërit tanë qëndruan me të njëjtën kompani për 30 vjet? E pra ato ditë kanë kaluar. Punonjësit janë vazhdimisht në kërkim për punën e radhës. Rrjeti i punës është norma e re dhe frika se mund ‘të mbetesh jashtë’ është gjithmonë e pranishme duke mbajtur këdo të angazhuar. Bizneset e zgjuara po fillojnë ta shfrytëzojnë këtë dhe po ushqejnë dëshirën për të shkëlqyer.
Po shfaqen gjithmonë e më shumë ‘millennials’ si shefa
Të rinjtë në përgjithësi paragjykohen në punë – si dembelë, të mbi-arsimuar që dinë gjithcka që duan diçka për asgjë. Por nën këtë fasadë qëndron një brez individësh të rinj që dëshiron vrullshëm të kapë rastin për të arritur pozita udhëheqëse. Një studim i fundit zbuloi se 72% e millennials (njohur gjithashtu si Gjenerata Y) do të donte të ishte vetë shefi dhe rritja e armëve të reja të tilla si Mark Zuckerberg tregon se ka vend që të rinjtë të udhëheqin.
Veshje të rastit
Femrat në rrugë veshenme LuluLemon dhe Lorna Jane jo me qëllimin për të shkuar në palestër. Pantallona e Yoga janë tanimë një veshje e pranueshme në vendin e punës. Veshjet e së premteve shtrihen përtej gjatë javës së punës dhe kollaret tek burrat konsiderohen lajthitje.
Puna në distancë
Zhvillimi i shpejtë i teknologjisë dhe marrëveshjet më fleksibël të punës tregojnë se tulla dhe llaçi në vendet e punës nuk janë të nevojshme që të punësuarit qtë bëjnë punën e tyre siç duhet. Punonjësit tani mund të punojnë nga shtëpia, ose të gjenden në një qytet krejtësisht të ndryshëm, dhe ende të arrinë të njëjtat rezultate.
Puna është thellësisht personale
Ne kemi kërkuar gjatë ekuilibrin e përsosur ‘punë-jetë’. Megjithatë, puna tani është thellësisht personale, kështu që në vend të përpiqeni të balanconi dy sfera të ndara të jetës sonë ne do të kërkojmë ‘integrimin punë-jetë’, ku ne duam të shohim vlerën e asaj që ne bëjmë.
Përshtatje kulturore – të punësosh për arsye kulturore
Përshtatja kulturore dhe karakteri përfaqësojnë aktualisht konsideratat kyçe në vlerësimin e kandidatëve potencialë, me shumë punëdhënës që adaptojnë qasjen ‘punëso karakterin, trajnoni aftësitë’.
Zhvillimi i talentit kyç për t’iu mbajtur ‘mbërthyer’
Me besnikërinë e korporatave si një fenomen i së kaluarës, një nga mënyrat me të cilat punëdhënësit përpiqen të ruajnë stafin është me anë të programeve të zhvillimit të talentit. Aktualisht vihet re tendenca e theksuar e programeve të zhvillimit të karrierës në çdo nivel të hierarkisë së korporatave.
Rritja e nr te punonjësve të pavarur
Po rritet gjithmonë e më shumë përqindja e punonjësve që zbatojnë një formë pune më fleksibël. Nëse ndjekim trendet në SHBA, deri në 2020, kjo shifër pritet të rritet me 50%. Teknologjia ka qenë një nga drejtuesit kryesore pas kësaj tendence, duke e bërë më të lehtë që bizneset të lidhen me talentin në kërkesë.