Nëse për ju termi seriozitet shkakton trishtim, po t’i hidhni një sy ‘Tonino Lamborghini 88 Tauri’ do t’ju sjellë buzëqeshjen në çast. Sepse ky smartphone është më interesanti në treg (ose më mirë, do të gjendet, duke qenë se porositë e para do të fillojnë vetëm në fund të muajit), duke filluar pikërisht që nga çmimi.
Kompania në pronësi të birit të Ferruccio Lamborghini (themeluesi i fabrikës së famshme të makinave italiane, tanimë në dorë të Audi-t), ka fiksuar në fakt çmimin prej 6 mijë dollarësh (ose 4.820 mijë euro), që nuk janë lehtësisht të pagueshme nga kushdo. Por edhe dizajni agresiv, karakterizuar nga lëkura e pasme mbrojtëse (në dispozicion në ngjyrë të zezë, blu, të kuqe, portokalli dhe kafe) dhe personalizuar me detaje çeliku (zgjedhje mes së zezës, arit dhe argjendit), dhe sigurisht impakti vizual (edhe pse shumë e kanë kritikuar shijen estetike), ndërsa ekskluziviteti është i garantuar nga numri i kufizuar i njësive të prodhuara: vetëm në 1947, në shenjë homazhi ndaj vitit të lindjes së Tonino Lamborghini, me numrin e serisë përfshirë në pjesën e pasme të çdo pajisje.
Teknika specifike ‘normale’
Përveç funksionalitetit Dual Sim Dual Active (i cili ju lejon të përdorni dy karta SIM në të njëjtën kohë, duke marrë njoftime nga të dyja) garantuar nga procesori i shpejtë Qualcomm Snapdragon 801, specifikat e tjera teknike, megjithatë, janë shumë më pak të reja nga çfarë do të ishte e ligjshme të pritej nga një telefon prej 6 mijë dollarësh. Jo keq, por asgjë që:
Tonino Lamborghini 88 Tauri përdor sistemin operativ Android (versioni 4.4.4 Kitkat) dhe është i pajisur me një ekran 5 inç me rezolucion HD të plotë, 3GB RAM dhe 64 GB memorie të brendshme. Interesante janë të dy kamerat, ajo e pasmja prej 20 megapiksel dhe kamera frontale prej 8, për të maksimizuar selfie-it prej të pasuri dhe video-thirrjet.
Pajisja e baterisë është 3200 mAh që ofron 35 orë kohë bisedë ose përafërsisht 1000 orë gatishmëri.