Pse jeni kaq i zënë? Pse e keni akumuluar punën deri në pikën që nuk dini se me çfarë të merreni më parë, sepse koha nuk ju premton më për asgjë?
Cili është ai projekt që po ju merr kohën më të madhe dhe që nuk ju lë hapësirë për asgjë tjetër, por që edhe atë nuk po arrini ta përfundoni dot? Pse ndjeni vazhdimisht nevojën për të parë celularin tuaj dhe për të kontrolluar llogaritë në rrjetet e ndryshme sociale?
Ndoshta ju mund ta gjeni veten të mbërthyer në një nga këto 9 kurthe:
Jeni të varur nga e-mail juaj
Ju lejoni që e-maili juaj t’ju shpërqendrojë në çdo sekondë, pavarësisht rëndësisë së projektit më të cilin jeni duke u marrë, apo afatit të limituar që ai ka.
Jeni të varur nga celulari juaj
I përgjigjeni çdo telefonate apo mesazhi që mund t’ju vijë dhe nuk bëni dot pa parë lajmërimet në rrjetet e ndryshme sociale.
Jeni të varur nga rrjetet sociale
Ju e keni të pamundur që të mos kontrolloni rrjetet sociale edhe gjatë orarit të punës. Ju nuk mund ta fikni celularin tuaj, sepse vetëm ideja ju bën të ndiheni keq.
Jeni të paorganizuar
Tavolina, çanta, makina juaj janë të mbushura më dokumente, dosje dhe shumë materiale të tjera dhe ju asnjëherë nuk gjeni ato që kërkoni.
Nuk thoni kurrë jo
Edhe pse ju mund të jeni të mbingarkuar me punë, nuk i thoni kurrë jo ndihmës ndaj një kolegu, gjë që mund t’ju lërë pa përfunduar projektin tuaj.
Mungesë bashkëpunimi
Edhe nëse ju e keni mbaruar pjesën që ju është caktuar për një projekt të caktuar, ju nuk mund të vazhdoni në fazën tjetër sepse personi përgjegjës për të nuk është dhe nuk ju ka lënë asnjë nga materialet e nevojshme.
Nuk jeni të sigurt sesi duhet të veproni
Edhe si në rastin e mësipërm kur përfundimi i një projekti të caktuar nuk është realizuar për shkakun tuaj, ju në vend që të kërkoni ndihmë për ta zgjidhur problemin, nuk e diskutoni me njeri, duke e shtyrë përfundimin e tij.
Jeni të varur nga kërkimi në internet
Edhe pse puna juaj mund të ketë të bëjë me kërkime të shpeshta në internet, ju hutoheni dhe në vend që të vazhdoni punën, kërkoni edhe për gjëra që nuk kanë fare lidhje me punën tuaj, duke humbur një kohë shumë të çmuar dhe duke mos e përfunduar detyrën që ju është kërkuar.
Punoni pa afate të përcaktuara
Kjo është një prej gjërave më të këqija sepse kështu ju mund ta zvarrisni një punë për një kohë shumë të gjatë dhe kur t’ju vendosen afate do ta keni të vështirë për ta përfunduar atë kur ju kërkohet.