Personat ekstrovertë marrin pjesën më të madhe të vëmendjes dhe meritave, por në fakt janë introvertët që e përfundojnë punën në mënyrë efektive.
Nëse do të pyesja qindra CEO që të përshkruanin punonjësin e tyre ideal, mendoj se do të dëgjoja diçka të tillë:
“Dikë që është krijues, i besueshëm, motivohet lehtë, përmbush objektivat brenda afatit, është bashkëpunues, i komunikueshëm dhe ka etikë”.
Por, studime për dekada të tëra, tregojnë se me shumë gjasa janë introvertët që i kanë këto karakteristika, sesa ekstrovertët.
1.Introvertët janë në përgjithësi më krijues
Introvertët dihet se janë më krijues se ekstrovertët. Sipas revistës Perceptual and Motor Skills, “Kreativiteti është një përgjigje për zgjidhjen e problemeve nga persona inteligjentë, mjaft aktivë, shumë të ndjeshëm dhe ekstemisht introvertë”.
2.Introvertët janë vazhdimisht krijues
Dy studime në lidhje me kreativitetin ndër studentë treguan që, ndërkohë që ekstrovertët janë më krijues kur janë në humor të mirë, introvertët mbeten kreativë edhe kur nuk janë në humor të mirë.
3.Introvertët reaguan më mirë pas dhënies së feedback-ut
Një studim se si reagojnë introvertët dhe ekstrovertët pas dhënies së feedback-ut – pozitiv, negativ dhe neutral – tregoi se, pas feedback-ut “introvertët reaguan më mirë se ekstrovertët pavarësisht rrethanave të feedback-ut”.
4.Introvertët motivohen më lehtë
Një artikull në Journal of Educational Psychology shpjegoi që “lavdërimet e përsëritura rrisin rendimentin e punës tek introvertët në mënyrë të konsiderueshme më shumë se tek ekstrovertët”
5.Introvertët i menaxhojnë më mirë afatet
Sipas një kërkimi të Universitetit të Maryland, kur janë përballë një deadline të vështirë, ekstrovertët me shumë gjasa mund “të bllokohen” se sa introvertët. Introvertët kanë më shumë gjasa se ekstrovertët të planifikojnë në avancë, duke përdorur “informacione të hershme në formimin e gjykimeve”.
6.Introvertët janë më bashkëpunues
Një studim te një grup studentësh tregoi që personat ekstrovertë nxitën më shumë diskutime / debate se introvertët, ndërkohë “studentët më introvertë bashkëpunuan për të zhvilluar zgjidhje më kreative”.
7.Introvertët priren të mendojnë para se të flasin
Sipas një artikulli të Journal of Personality, ekstrovertët priren të flasin shumë shpejt. Introvertët flasin në një ritëm më normal.
8.Introvertët priren të përdorin më tepër shembuj konkretë
Një studim i Universitetit të Amsterdamit tregoi që ekstrovertët kanë tendencën të flasin me abstraksione të paqarta, ndërkohë që introvertët priren të përdorin shembuj konkretë.
9.Introvertët kanë më pak gjasa të sabotojnë kompaninë tuaj
Sipas Applied Psychology, ekstrovertët kanë më shumë gjasa se introvertët të kënaqin “dëshirën e qëllimshme për t’i shkaktuar dëme një kompanie”.
*Geoffrey James, bashkëpunëtor në Inc.com
Burimi: INC