9 fakte interesante për multimiliarderët në botë

02/02/2018 1:20 PM 0 komente

Mbase nuk përbën më lajm fakti që më të pasurit e momentit po pasurohen edhe më shumë.

Në fakt, 1% e njerëzve më të pasur të botës kanë më shumë pasuri se e gjithë pjesa tjetër e njerëzimit, të dhëna këto të publikuara nga Oxfam, një organizatë jofitimprurëse, e cila ka si qëllim kryesor që të ulë nivelin e lartë të varfërisë që ekziston në botë.

Raporti, nën titullin “Vlerësoni punën jo pasurinë”, nxori në pah një tablo edhe më të zymtë të pabarazisë që ekziston midis më të pasurve dhe më të varfërve.

Që të ulin nivelin e lartë të varfërisë në botë, ne duhet të ulin njëkohësisht edhe nivelin e më të pasurve në botë, thuhej ndër të tjera në raportin e Oxfam-it. Qeveritë e vendevet ë ndryshme duhet të vendosin rregullore dhe taksim për të ulur nivelin e pasurisë ekstreme, si edhe të kufizojnë ndikimin e individevë apo klaneve të pasura në politikbërje.

Ndër shumë fakte interesante që u nxorr nga ky report, 9 të mëposhtmet u cilësuan si më të veçantat:

Jeff Bezos, Bill Gates dhe Warren Buffett, tre prej më të pasurve në Amerikë kanë një pasuri të barabartë me atë të 50 për qind të pjesës më të varfër të popullsisë në Amerikë, me rreth 160 milionë njerëz.

Vetëm pasuria e Warren Buffett është vlerësuar me 93 miliardë dollarë.

Pasuria e miliarderëve u rrit me 13 për qind në vit nga 2006-2015, ndërkohë që pagat mesatare u rritën vetëm me 2 për qind në vit.

Pasuria totale e miliarderëve të globit u rrit me 762 miliardë dollarë në 2017.

Gjatë 2017, një herë në dy ditë lindte një miliarder i ri.

Një pasuri me vlerë prej 76,754 miliardë dollarë ju bën juve pjesë të 10 përqindëshit e më të pasurve të botës, ndërsa një pasuri me vlerë prej 770,368 miliardë dollarë ju bën pjesë e grupit të 1 përqindëshit e më të pasurve të botës.

500 prej njerëzve më të pasur në botë do t’u kalojnë trashëgimtarëve të tyre 2.4 trilionë dollarë në 20 vitet e ardhshme.

Multimiliarderët u fshehin Tatimeve rreth 7.6 trilionë dollarë duke i depozituar ato në llogaritë e tyre offshore.

Një CEO në Amerikë fiton në ditë të njëjtën sasi parash që një punonjës mesatar grumbullon në një vit.

Nga 2,043 miliarderët që ndodhen kudo në botë, rreth 90 për qind e tyre janë burra.

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz