9 fotokamera në një smartphone, eksperimenti i pabesueshëm i Light

05/07/2018 6:11 PM 0 komente

Një pajisje që mund të kushtojë më shumë se iPhone X me memorie të brendshme 256 GB. Produkti final do të prezantohet në fund të vitit, por mbeten ende disa dyshime komerciale

Nuk janë 16 sensorët e L16, fotokamera kompakte që bën foto në 52 megapiksel, por smartphone për të cilin po punon Light premton të jetë një eksperiment që duhet marrë në konsideratë. Me nëntë sensorë për fotokamerën në pjesën e pasme, smartphone i menduar nga kompania, nuk do të kushtonte pak, por do të përfaqësonte një hap të rëndësishëm përpara për fotografinë mobile. The Washington Post siguron se e ka parë një prototip të këtij celulari në veprim dhe se do të ai do të prezantohet brenda fundit të vitit.

Smartphone nuk do të kushtojë pak, me shumë mundësi do t’i kapërcejë edhe 1359 euro të iPhone X të Apple me 256 GB memorie e brendshme. Smartphone i Light nuk do të jetë një produkt për masat, por një pajisje eksperimentale që mund t’i shtynte të gjithë të pasionuarit të shpenzonin shifra të mëdha për të pasur në duar risitë e fundit.

Kompania synon gjithë ata që e përdorin smartphone-n për të fotografuar, por, me siguri do të kushtojë shumë për çmimin që vlen një smartphone. Megjithatë mbetet një eksperiment komercial interesant dhe jemi kureshtarë të dimë më shumë…

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of