1. Lindja e Bitcoin
Origjina e Bitcoin daton në janar të vitit 2008, kur themeluesi i tij, i njohur me pseudonimin Satoshi Nakamoto, e identifikoi veten si krijuesi i monedhës dixhitale “Bitcoin”.
2. Kush është krijuesi i Bitcoin
Identiteti i vërtetë i Bitcoin nuk është vërtetuar asnjëherë. Në vitin 2015, është pyetur personi Satoshi Nakomato, por ai ka mohuar pretendimet në lidhje me të qenët themelues i Bitcoin. Më pas, po gjatë atij viti, australiani i njohur Craig Wright e shpalli veten si krijues të Bitcoin, por fatkeqësisht ai nuk pati mjaftueshëm prova për ta vërtetuar një gjë të tillë. Cilido qoftë Nakamoto i vërtetë, ai është shumë i pasur, sepse thuhet se në fillim janë krijuar rreth 1 milion bitcoin.
3. Picat më të shtrenjta
Transaksioni i parë i Bitcoin u bë më 22 maj të vitit 2010, kur një programues i identifikuar si Laszlo Hanyecz u shpreh se ai përdori 10,000 bitcoin për të blerë një picë. Kjo është njëkohësisht edhe hera e parë kur paraja virtuale u përdor për të blerë diçka në botën reale.
4. Ju mund t’i shpenzoni Bitcoin-ët
Edhe pse mund t’ju tingëllojë disi e çuditshme, ju mund të vazhdoni të përdorni bitcoin për të blerë produkte të ndryshme në botën reale. Disa prej bizneseve më të mëdha, të cilat e kanë pranuar bitcoin, përfshijnë Overstock.com, Expedia, Newegg dhe Dish.
5. Qeveria amerikane dhe Bitcoin
Një prej poseduesve më të mëdhenj të bitcoin ka qenë qeveria amerikane. Në vitin 2013, pasi FBI-ja mbylli website-n “Silk Road”, një prej faqeve online ilegale për shitjen e drogave të paligjshme dhe shërbimeve të tjera, ajo mori drejtimin e portofolave të të gjithë atyre që zotëronin Bitcoin në këtë faqe, ku një portofol kishte rreth 144,000 bitcoin.
6. Humbje drastike
Në fillim të vitit 2014, Bitcoin pësoi një humbje shumë të madhe si pasojë e së cilës u vodhën rreth 460 milionë monedha. Ishte pikërisht ky moment që vuri në diskutim se sa e sigurt ishte një monedhe të tillë.
7. Investitorët dhe supermiliarderët të frikësuar prej saj
Warren Buffet, një prej investitorëve më të famshëm në botë, nuk ishte aspak entuziast në lidhje me Bitcoin dhe madje ai i ka paralajmëruar edhe të tjerët që t’i qëndrojnë sa më larg të munden.
Një tjetër supermiliarder, Jamie Dimon, drejtor ekzekutiv i JPMorgan Chase, është shprehur në formë më të ashpër në lidhje me Bitcoin: Ju nuk mund të krijoni një biznes në të cilin askush nuk i merr në dorë paratë e tij”.
8. Binjakët super të pasur dhe një adoleshent i zgjuar
Ka pasur dhe ka nga ata që besojnë tek monedha dixhitale, ashtu siç janë edhe dy vëllezërit binjakë Cameron dhe Tyler Winklevoss (të cilët kanë akuzuar dhe paditur Mark Zuckerberg se ka vjedhur idenë e tyre) investuan 11 milionë dollarë Bitcoin në 2013, një sasi që vlerësohet sa 1% e të gjithë Bitcoin që ekzistonin në qarkullim në atë kohë. Kur vlera e Bitcoin u rrit, ata ishin të parët supermiliarderë të Bitcoin. Një tjetër është edhe investitori dhe sipërmarrësi Erik Finman, që investoi 1,000 dollarë në bitcoin në moshën kur ai ishte vetëm 14 vjeç, gjë kjo që e ka shndërruar atë në një supermiliarder.
9. VIP-at entuziastë
VIP-at e botës së artit apo të fushave të tjera janë shprehur entuziastë në lidhje me kriptomonedhën, ku mund të përmendim Gwyneth Paltrow, Ashton Kutcher, Nas dhe Floyd Mayweather.