- Ndonjëherë është e nevojshme të thoni “jo” në punë. Çelësi është të kuptoni kur ta shtyni për më vonë një punë.
- Refuzimi i kërkesave është një veprim balancues – ju duhet të peshoni ngarkesën e punës aktuale dhe objektivat e skuadrës përballë kërkesave dhe dëshirave të të tjerëve.
- Disa faktorë që duhen marrë në konsideratë përfshijnë ngarkesën në punë apo përpjekjet që do të ishin të nevojshme, vlerat tuaja dhe angazhimet që keni prej kohësh, si dhe afatet e tyre.
Më poshtë janë nëntë gjëra të cilave është e arsyeshme t’u thoni gjithmonë “jo” në punë
1.Detyra të padobishme
Ish-drejtuesi i IBM dhe autorja bestseller Catherine De Vrye shkruan në librin e saj se “kemi vepruar gjithnjë në këtë mënyrë” janë “fjalët më të kushtueshme në botën e biznesit”. Por kostoja e detyrave të padobishme nuk zbatohet vetëm në vijën fundore të kompanisë suaj. Ndikimi është edhe në punën tuaj.
2.Gjëra që nuk kontribuojnë qartë në objektivat dhe përgjegjësitë tuaja
Ju meritoni të dini se çfarë pritet prej jush dhe se për çfarë po punoni.
3.Mbledhje të panevojshme
Sipas një studimi të Harvard Business Review, 65% e të intervistuarve thanë se mbledhjet e punës i pengonin të përfundonin punën e tyre dhe 71% thanë se takimet ishin “joproduktive dhe të paefektshme.
4.Përgjigjja e mesazheve 24 orë në 24
Puna është e rëndësishme, por po aq e rëndësishme është edhe jeta sociale – kufijtë qartësojnë se kur përfundon njëra dhe kur fillon tjetra.
5.Kërkesa që janë në konflikt me vlerat tuaja
Nëse një kërkesë bie ndesh me vlerat tuaja, është pikërisht momenti kur ju duhet të përcaktoni vijën e kufirit.
6.Afate joreale për projekte që nuk kanë shumë rëndësi
Ka një ndryshim kur ju u kërkoni punonjësve të bëjnë diçka shpejt dhe t’u kërkoni të pamundurën. Dhe të pajtoheni me projekte që s’mund t’i realizoni ndikon keq në ecurinë tuaj.
7.Të shkruani një referencë për dikë për të cilin nuk jeni i bindur plotësisht
Kur kjo ndodh, “është në interesin më të mirë të të gjithëve të hiqni dorë” – shkruan ekspertja e karrierës Anne Fisher për “Fortune”. Por sipas website “Nolo”, disa shtete kërkojnë punonjës që të japin informacione të sakta rreth një punonjësi tjetër – kështu që duhet të siguroheni që dini rregullat.
8.Punë shtesë – kur tashmë keni marrë një tjetër detyrë ekstra
Ju nuk duhet të pranoni punë ekstra – kjo do të ndikonte në cilësinë e punës suaj.
9.Një punë që mund të bëhej më mirë nga dikush tjetër
Të kuptoni që ndoshta nuk jeni personi i duhur për një punë të caktuar mund t’u kursejë kohën të gjithëve.
Të thoni “jo” është pjesë e të qenët një profesionit. Por që ta bëni këtë në mënyrën e duhur, ju duhet të bëni të ditur motivin e refuzimit, dhe nëse mundeni jepni një zgjidhje ose një alternativë. Në këtë mënyrë, ju nuk do të sakrifikoni cilësinë e punës suaj apo të mbingarkoni veten, kështu të tjerët do ta dinë se çfarë do të presin prej jush!
*Devon Delfino
Burimi: Business Insider