Mbani axhendë të detajuar për një javë
Gjatë një jave shënoni gjithçka që ju bëni në axhendën tuaj. Me kë keni biseduar më shumë, kohën që ju kanë marrë projekte të caktuara, si edhe kohën që keni shpenzuar duke kontolluar rrjetet tuaja sociale, etj.
Një gjë e tillë do t’ju ndihmojë juve për të kuptuar sesi e shpenzoni kohën tuaj gjatë një dite dhe më pas gjatë një javë. Ju do të shikoni se sa kohë nga koha juaj shpenzoni në aktivitetete të cilat japin rezultate dhe sa prej saj e shpenzoni në aktivitetete të tjera të cilat nuk janë aspak produktive.
Caktoni “takim me veten tuaj”
Çdo aktivitetet që është i rëndësishëm për suksesin tuaj duhet të jetë i shoqëruar me kohën përkatëse që ju mendoni se do t’i duhet atij për t’u realizuar. Lista me gjërat që ju mund të keni për të realizuar mund të jetë shumë e gjatë, madje në raste të caktaura ajo mund edhe të shtohet pambarimisht gjatë ditës. Prandaj këshillohet që ju t’i jepni vetes suaj një kohë të caktuar ku të jeni në gjendje që të menodni më me qetësi për ato që ju konsideroni sa janë më të rëndësishmet. Përveç kohës së caktuar që mund të ketë një projket i caktaur për t’u realizuar, ju duhet gjithashtu që t’i vendosni vetes suaj një afat se kur ai duhet të fillojë dhe se kur duhet të mbarojë. Nëse ju krijoni një disiplinë të tillë do ta keni shumë të lehtë për të vazhduar edhe me projektet e tjera.
Përfshihuni në aktivitete, mendime dhe biseda
Planifikoni të shpenzoni 50 për qind të kohës suaj në aktivitete dhe biseda të ndryshme të cilat do t’ju ndihmojnë për të qenë sa më produktivë.
Ndërprerje, shpërqendrime të planifikuara
Ju nuk mund të planifikoni që do të punoni pa u shkëputur nga ora 08:00 deri në orën 17:00 sepse një gjë e tillë është e pamundur. Prandaj ju duhet të planifikoni që gjatë ditës suaj të punës ju do të shpërqendroheni nga ajo që ishit duke bërë, gjë kjo e cila do t’ju ndihmojë për të përcaktuar mësë miri kohën e saktë që juve mund t’ju duhej për të përfunduar një projekt të caktuar.
Planifikoni punën tuaj në 30 minutat e para të ditës
Shpenzojini 30 minutat e para të çdo dite duke planifikuar të gjitha detyrat që ju keni. Mos e filloni ditën tuaj mënjëherë me një projekt të caktaur. Koha më mirë e shpenzuar e ditës suaj është pikërisht ajo kohë që ju e shpenzoni duke planifikuar ditën tuaj.
Përcaktoni rezultatet që doni të arrini
Shpenzoni pesë minuta përpara çdo detyre të caktuar për të vendosur se cili është objektivi që doni të arrini në fund të realizimit të saj.
Bëjani të tjerëve të ditur se ju jeni i zënë
Nëse jeni duke u marrë me një projekt shumë të rëndësishëm, nga i cili nuk doni të shkëputeni, atëherë këshillohet që t’ja bëni të ditur edhe kolegëve tuaj një gjë të tillë në mënyrë që ata të mos t’ju shqetësojnë. Hiqni alarmet nga aplikacione të ndryshme dhe madje edhe nga posta juaj elektronike, të cilën mund ta kontrolloni më vonë.
Bllokoni të gjitha gjërat që ju shpërqendrojnë
Gjatë orëve të punës, ose atëherë kur ju nuk doni që asgjë në botë t’ju shqetësojë sepse jeni duke u marrë me një projekt shumë të rëndësishëm, atëherë këshillohet që të bllokoni rrjetet sociale të tilla si Facebook-u, Instgram-i, etj. Mësohuni me idënë që ju nuk keni pse të lini gjithçka me të cilën ishit duke u marrë dhe të përgjigjeni menjëherë në telefon apo të ktheni menjëherë përgjigje me e-mail. Idealja do të ishte që ju të skedulonit një kohë për t’u përgjigjur në telefon, e-mail apo edhe për të parë rrjetet tuaja sociale.
Vendosni objektiva reale
Nuk duhet të harroni një prej gjërave më të rëndësishme, asgjë nuk mund të përfundohet menjëherë, sepse është e pamundur. Prandaj mundohuni që t’i vendosni vetes suaj objektiva sa më realë, gjë kjo që do t’ju ndihmojë shumë edhe ne realizimin e tyre.