9 këshilla për ata që udhëtojnë vetëm

14/07/2017 3:05 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:
traveling alone

Të udhëtuarit vetëm ka shumë avantazhe, por të gjithë ata që udhëtojnë vetëm duhet të tregohen shumë të kujdesshëm, sidomos kur bëhet fjalë për gjininë femërore.

Një ndër praktikueset e para të të udhëtuarit vetëm, ish-diplomatja dhe korrespondentja, Leyla Giray Alyanak, ndan përvojën e saj me ne:

1.Kërkime paraprake

Të kërkosh mbi vendin të cilin do ta eksplorosh është investimi më i mirë përpara udhëtimit.

2.Bëni një plan

Nisuni me një plan të qartë, por mos hezitoni ta ndryshoni atë nëse gjatë rrugës ju del një alternativë më e mirë.

3.Tregoni se ku po shkoni

Përpara se të niseni, tregojini një miku të besueshëm se ku jeni duke shkuar. Lërini atij një numër kontakti dhe një adresë ku mund t’ju gjejë në rast nevoje.

4.Guxoni

Përfitoni nga avantazhi i madh i të qenët vetëm dhe vizitoni vendet të cilat keni më shumë dëshirë për të parë, vende të cilat kur jeni të shoqëruar mund të dukeshin fare pa interes tek të tjerët.

5.Lëreni frikën në shtëpi

Nëse vendos që të udhëtosh vetëm, një prej gjërave më të rëndësishme është që të lini frikën në shtëpi, sepse në të kundërt udhëtimi do të zgjaste fare pak.

6.Duhet t’i dilni për zot vetë bagazheve tuaja

Mos harroni se kur udhëtoni vetëm, nuk do të keni asnjë person me vete që mund t’ju ndihmojë për të mbajtur bagazhet tuaja. Prandaj duhet të tregoheni sa më praktikë dhe të mos merrni shumë bagazhe me vete.

7.Takoni banorët vendas

Flisni me banorët vendas. Do ta shikoni se kjo gjë do t’ju vijë shumë në ndihmë sidomos për të gjetur destinacionet më të mira për të vizituar dhe mbi të gjitha, me çmime më të lira.

8.Nuk duhet të dukeni që po udhëtoni vetëm

Askush nuk ka pse ta dijë që ju po udhëtoni vetëm, madje në të kundërt silluni sikur të jeni duke udhëtuar me një grup njerëzish.

9.Besojuni instinkteve tuaja

Nëse udhëtoni vetëm, instinktet tuaja janë miku juaj më i mirë. Besojuni atyre, sepse mund të rezultojnë pozitive.

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of

wpDiscuz