9 motive se pse punonjësit më të aftë japin dorëheqjen

16/08/2017 1:42 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:
Doreheqje 1

Është shumë e pabesueshme se sa shpesh dëgjon drejtuesit të ankohen për dorëheqjen e punonjësve të tyre më të mirë – dhe ata kanë vërtet diçka për t’u ankuar – disa gjëra janë të kushtueshme dhe të rrezikshme kur punonjësit e mirë largohen.

Drejtuesit kanë tendencën të injorojnë thelbin e çështjes: njerëzit nuk lënë punën; ata lënë drejtuesit.

Çka është e trishtueshme është se kjo gjë mund të shmanget lehtësisht. Gjithçka që kërkohet është një perspektivë e re dhe një përpjekje shtesë nga ana e drejtuesit.

Së pari duhet të kuptojmë nëntë gjërat më të këqija që bëjnë drejtuesit, të cilat i detyrojnë punonjësit më të mirë të largohen.

1.Ata mbingarkojnë njerëzit

Një nga gjërat që mërzit më shumë punonjësit e aftë është mbingarkesa. Është kaq tunduese t’i mbingarkosh punonjësit më të mirë dhe drejtuesit bien shpesh në këtë kurth. Mbingarkesa e punonjësve të zotë është çoroditëse; kjo gjë i bën ata të ndihen të ndëshkuar për performancën e tyre të mirë. Mbingarkesa është gjithashtu kundërproduktive.

Një kërkim i ri nga Stanford tregoi se produktiviteti në orë bie ndjeshëm kur tejkalohen 50 orë në javë dhe produktiviteti bie kaq shumë pas 55 orësh sa që nuk arrini asnjë gjë nëse vazhdoni të punoni. Nëse është e nevojshme të rrisni numrin e punëve që bëjnë punonjësit më të mirë, këshillohet të ndryshoni statusin e tyre. Punonjësit më të mirë do të kenë një ngarkesë më të madhe në punë, por nuk do të qëndrojnë nëse puna e tyre i mbyt. Ngritja e pagës, promovimet, ndryshimi i titullit janë mënyra të mirëpritura për të rritur mbingarkesën në punë.

Nëse ju i ngarkoni ata me më shumë punë sepse ata janë të zotë, pa ndryshuar asnjë gjë tjetër, ata do të kërkojnë një punë tjetër, që do t’i japë atë që meritojnë.

2. Ata nuk i njohin kontributet dhe nuk e shpërblejnë një punë të mirë

Të gjithëve u pëlqen të ndihen të vlerësuar, veçanërisht ata që punojnë shumë dhe japin gjithçka.
Drejtuesit është e nevojshme të komunikojnë me punonjësit e tyre për të kuptuar se çfarë i bën të ndihen mirë (për disa është një ngritje page, për të tjerë është një mirënjohje në publik) dhe t’i shpërblejnë për punën e mirë.

3.Atyre nuk u intereson për punonjësit

Më shumë se gjysma e punonjësve që japin dorëheqjen e bëjnë për shkak të marrëdhënies me drejtuesin e tyre. Kompanitë e zgjuara sigurohen që drejtuesit të dinë si të balancojnë anën profesionale me atë njerëzore.

Këta janë drejtuesit që festojnë suksesin e një punonjësi, tregojnë ndjeshmëri me ata që janë duke kaluar kohë të vështira dhe sfidojnë njerëzit, edhe kur kjo gjë është e dhimbshme. Drejtuesit që nuk shqetësohen, do të kenë gjithnjë pas një faturë të lartë. Është e pamundur të punosh për dikë për tetë orë ose më shumë, kur ata nuk janë të përfshirë personalisht dhe nuk u intereson gjë tjetër veçse rendimenti juaj.

4.Ata nuk i respektojnë zotimet e tyre

T’u bësh premtime punonjësve, ju vë para vijës së brishtë që t’i bësh ata të lumtur apo t’i shikosh që dalin nga dera. Kur merrni dhe mbani një zotim, ju rriteni në sytë e punonjësve, pasi ju i vërtetoni vetes se jeni i besueshëm dhe i respektueshëm (dy cilësi të rëndësishme për një drejtues).

Kur ju nuk i përmbushni zotimet tuaja, ju tregoheni të parespektueshëm dhe të pakujdesshëm.
Në fund të fundit, nëse një drejtues nuk respekton angazhimet e tij, pse duhet ta bëjnë të tjerët?

5.Ata punësojnë dhe promovojnë njerëzit e gabuar

Punonjësit e aftë dëshirojnë të punojnë me profesionistë të ngjashëm. Kur drejtuesit nuk bëjnë punën e vështirë të punësimit të njerëzve të mirë, është një faktor i madh demotivues për gjithë ata që kanë punuar në krahë të tyre. Ngritja në detyrë e njerëzve të gabuar është edhe më e dëmshme. Nuk ka asgjë më fyese për një punonjës të aftë se sa të shohë ngritjen në detyrë të një personi të gabuar. Dhe nuk është çudi që kjo t’i bëjë ata të japin dorëheqjen.

Doreheqje 36.Ata nuk i lejojnë njerëzit që të ndjekin pasionet e tyre.

Punonjësit e talentuar janë të pasionuar. Duke u krijuar hapësira për të ndjekur pasionet e tyre ju përmirësoni produktivitetin e tyre dhe rrisni kënaqësinë në punë. Por shumë drejtues duan që punonjësit të punojnë brenda një kutie të vogël.

Drejtuesit frikësohen se produktiviteti i tyre do të reduktohet nëse i lënë njerëzit të zgjerojnë fokusin dhe të ndjekin pasionet e tyre. Kjo është një arsye e pabazë.

Studimet tregojnë se njerëzit që janë të aftë të ndjekin pasionet e tyre gjatë fluksit të punës përjetojnë një gjendje euforie në mendje, e cila është pesë herë më shumë produktive se sa norma

7.Ata dështojnë në zhvillimin e aftësisë së njerëzve

Kur drejtuesit pyeten rreth mospërfilljes së tyre karshi punonjësve, ata përpiqen të justifikojnë veten duke përdorur fjalë të tilla si “besim”, “autonomi” dhe “fuqizim”. Kjo është krejtësisht absurde. Menaxherët e mirë dinë si të drejtojnë, pa marrë parasysh se sa të aftë janë punonjësit. Ata tregojnë kujdes dhe dëgjojnë vazhdimisht.

Drejtimi mund të ketë një fillim, por sigurisht që nuk ka një fund. Kur ju keni punonjës të mirë, ju duhet të gjeni hapësirat në të cilat mund të përmirësohet dhe të zhvillohet aftësia e tyre. Punonjësit e zotë kanë nevojë që të ndihen të vlerësuar – më shumë se ata më pak të aftë – dhe është pikërisht detyra e drejtuesit ta bëjë këtë gjë. Nëse nuk i vlerësoni punonjësit tuaj më të mirë, ata do të mërziten dhe do të largohen.

8.Ata nuk arrijnë të angazhohen në kreativitetin e tyre

Punonjësit më të zotë përpiqen të përmirësojnë gjithçka që prekin. Nëse u hiqni aftësinë e tyre për të ndryshuar dhe për të përmirësuar gjërat vetëm sepse ju jeni rehat me status quo-në dhe nuk dilni dot nga zona e komfortit, kjo gjë i bën ata ta urrejnë punën e tyre. Duke u privuar këtë dëshirë kreativiteti, kjo jo vetëm i limiton ata, por gjithashtu ju limiton edhe JU.

9.Ata nuk arrijnë t’i sfidojnë njerëzit intelektualisht

Drejtuesit e mëdhenj i sfidojnë punonjësit e tyre që të përmbushin gjëra që në fillim duken të pakonceptueshme. Në vend që të vendosin objektiva të rëndomta, ata përcaktojnë objektiva të mëdha në mënyrë që t’i nxjerrin punonjësit nga zona e komfortit. Drejtuesit e mirë bëjnë gjithçka që kanë në dorë që t’i ndihmojnë punonjësit të arrijnë suksesin.

Kur punonjësit e aftë dhe inteligjentë e gjejnë veten duke bërë gjëra që janë shumë të thjeshta dhe të mërzitshme, ata nisin të kërkojnë për një punë të re që sfidon intelektin e tyre.

Si përfundim…

Nëse ju dëshironi që punonjësit tuaj më të aftë të qëndrojnë, ju duhet të mendoni me kujdes se si të silleni me ta. Ndërkohë që punonjësit e aftë janë të fortë si gozhda, talenti i tyre ofron një larmirshmëri opsionesh. Ju duhet t’i bëni ata që të duan të punojnë për ju.

 

*Dr. Travis Bradberry – bashkautor i librit “Emotional Intelligence 2.0” dhe bashkëthemelues i TalentSmart. Librat e tij më të mirë janë përkthyer në më shumë se 25 gjuhë në botë dhe gjenden në më shumë se 150 vende në botë. Dr. Bradberry shkruan për Newsweek, BusinessWeek, Fortune, Forbes, Fast Company, Inc., USA Today, The Wall Street Journal, The Washington Post, and The Harvard Business Review.

Burimi: Business Insider

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of

wpDiscuz