Numri i udhëtarëve që kanë hyrë dhe dalë përmes aeroportit të Rinaësit në 9 mujorin e këtij viti ka arritur në 1.39 milionë pasagjerë, sipas INSTAT, me një rritje prej vetëm 1.2% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Ndërsa deri për 6 mujorin dukej se tregu I fluturimeve po e merrte veten, me një rritje me bazë vjetore prej gati 7%, ka qenë tremujori I tretë ai që ka shënuar rënie të udhëtimeve, në raport me të njëjtën periudhë të 2013-s. Në periudhën e verës, (korrik-shtator) kanë hyrë 0.6% udhëtarë më pak dhe numri I personave që kanë dalë ka rënë me 1.8% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas raportimeve të INSTAT.
Ndërkohë, numri I fluturimeve ka rënë ndjeshëm, teksa kompanitë po përpiqen të tregohen më eficiente pas daljes nga tregu të Belle Air. Sipas INSTAT, Në tremujorin e tretë 2014 janë kryer 5.102 fluturime nga kompani të huaja, duke shënuar rënie prej 15,2 % ndaj tremujorit të tretë 2013. Numri i mbikalimeve të fluturimeve në hapësirën ajrore shqiptare gjatë këtij tremujori është 64.969 duke shënuar një rënie 0,3 % ndaj të njëjti tremujor të një viti më pare dhe rritje të ndjeshme prej 32,4 krahasuar me tremujorin paraardhës.
6 mujori
Sipas të dhënave nga Aeroporti i Tiranës, në periudhën janar-qershor të këtij, numri i pasagjerëve është rritur me 6.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke arritur në 818,643 persona. Ndërkohë, numri i fluturimeve, sipas të dhënave zyrtare të aeroportit, ka shënuar po të njëjtin nivel rënie (-6.8%). Nga më pak se 9200 fluturime që u bënë në 6-mujorin e parë të 2013-s, numri i tyre zbriti në 8558 në gjashtë muaj.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.