9 vende magjike që duhet të vizitoni për Krishtlindje

06/12/2017 4:09 PM 0 komente

Kush tha që është bukur të udhëtosh vetëm në verë? Disa udhëtime, përkundrazi, duhet të bëhen vetëm në dimër

 

Vjena magjike e veshur me atmosferë festash

Pavarësisht temperaturave shumë të ulëta – atmosfera e Krishtlindjeve në Vjenë është unike. I ftohti nuk i ndal vjenezët të shëtisin në rrugët e qendrës, mes dyqaneve që shndrisin me ‘Swarovski’ dhe tregjeve të Krishtlindjeve ose të kënaqen me patina në pistat e akullit nëpër sheshet e saj. Atmosfera që krijohet është magjike.
Ndër të tjera, Vjena është e famshme për baret e saj. E çfarë ka më mirë se sa të shkosh në një lokal vjenez, ndoshta Sacher Café, e të shijosh një kafe ndërkohë që jashtë mërdhin nga i ftohti?

Në Amsterdam mund të patinoni mbi kanalet e ngrira

Çatitë e shtëpive me pamje nga kanalet e famshme të Amsterdamit janë të mbuluara me borë, kështu që në vend të anijeve janë njerëzit që patinojnë. Njerëzit braktisin biçikletat gjatë dimrit dhe marrin patinat. I ftohti nuk e ndal jetën e zhurmshme të qytetit dhe banorëve të saj, të cilët ngrohen me një kafe në dorë gjatë shëtitjeve të tyre apo ndonjë zjarr të improvizuar në rrugët e qytetit.

 

Atmosfera e Krishtlindjeve në Pragë

Praga është një qytet magjepsës, romantik, përrallor dhe në periudhën e Krishtlindjeve është edhe më shumë. Atmosfera është unike – tregjet e Krishtlindjeve gëlojnë nga turistët dhe mbajnë aromë vin brule së cilës nuk mund t’i rezistoni për t’u ngrohur nga i ftohti– me kështjellën që ngrihet madhështore mbi gjithë qytetin.

 

Shpellat e akullta të Islandës

Do t’ju duket sikur hyni në një kështjellë të akullt nëpër përralla. Shpellat e akullit që formohen nga i ftohti i acartë në Islandë dhurojnë peizazhe të paharrueshme. Në vendin ku natyra shfaq kontrastet e saj më të forta: ujë dhe zjarr, akullnaja dhe vullkane, formohen Cryastal Cave, shpella kristali, pallate me dhoma e korridore që duket sikur kanë dalë nga vizatimet e një libri përrallash. Shpellat prej akulli në Islandë janë tipike në këtë vend, pasi fenomenet gjeotermike hapin tunele në akullnajë, mund të jenë shumë të mëdha sa mund të ecni në to ose shumë të vogla, thuajse të paaksesueshme, por ajo që të mrekullon është ngjyra që merr akulli dhe lojërat e ujit që krijohen mes ujëvarave dhe burimeve.

 

Drita polare në Tromsø, në Norvegji

Midis Arktikut dhe zonës së Northen Lights, të Dritave të Veriut, është një nga pikat më të mira për të admiruar këtë fenomen, pasi nuk është as shumë në veri dhe as shumë në jug. Në Tromsø, në veri të Norvegjisë, kryeqyteti i ashtuquajtur i Lappland, fenomeni është shpesh i dukshëm në dimër. Këtu gjatë muajve të dimrit, dielli nuk ngrihet asnjëherë në horizont, për shkak të muzgut dhe asnjëherë nuk ndodh kurrë plotësisht fenomeni i ashtuquajtur i netëve polare.

 

Dimri në Montrealin e fshehur

Ka diçka që ata që nuk vizitojnë Montrealin në dimër, humbin, qytetin nëntokësor. Réso është një nga motivet se pse qyteti quhet edhe “Qytet i dyfishtë”. Kjo është zgjidhja gjeniale urbanistike e metropolit që gjatë dimrit vuan nga temperaturat tmerrësisht të ulëta, duke e bërë jetën të vështirë për banorët dhe turistët. 32 kilometra rrugë, 120 hyrje, 60 komplekse tregtare dhe rezidenciale, 50 restorante, 8 hotele të mëdha dhe 2600 (mes qendrave tregtare, dyqaneve dhe butikëve) dhe 7 stacione metroje. Muze, universitete dhe stacione autobusësh. Një alterego urbane e cila është përuruar që në vitin 1966 me stacionet e para të metrosë.

 

Rovaniemi, qyteti i Babagjyshit të Krishtlindjeve

Rovaniemi është kryeqyteti i Lappland dhe shtëpia e Babagjyshit të Krishtlindjeve. Këtu mund ti çoni fëmijët në Santa Park, një park që imiton shtëpinë e Babagjyshit, ku mund të takoni elfët dhe drerët dhe të shikoni vendin ku ndërtohen lodrat. Vetëm tetë kilometra larg ndodhet fshati i Babagjyshit, që mbahet si shtëpia e vërtetë e tij, ku fëmijët mund të shkojnë dhe të bëjnë realitet ëndrrën e tyre.

 

Zyrihu ndriçohet nga dritat e Krishtlindjeve

Nuk ka vend më të përshtatshëm se sa Zvicra për të përjetuar atmosferën e festave. Liqene magjepsës, male të zbardhura nga bora dhe qytete piktoreske janë vendi ideal për tregjet e Krishtlindjeve. Në Zyrih nëse bën shumë ftohtë është edhe tregu më i madh i Krishtlindjeve që ndodhet brenda një stacioni treni. Por gjithsesi ju nuk duhet ta humbni një shëtitje nëpër rrugicat e qytetit të vjetër.

 

Në tokën e Lappland, e mbuluar nga bora

Një vend mes mitit dhe legjendës, Lappland është vendi ideal që duhet të vizitoni në dimër, kur bora mbulon gjithçka dhe është po aq e bardhë sa qumështi. Këtu bora zgjat rreth 183 ditë në vit. Liqene me dëborë, pyje, slita me drerë dhe husky – ja çfarë pritet gjatë qëndrimit në Lappland.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz