Disa sipërmarrës i bëjnë gjërat siç duhet, por pjesa më e madhe gabojnë.
Nëse doni të mësoni si t’i bëni siç duhet, dëgjoni këshillat e njeriut më të lidhur me botën e biznesit, Joe Polish, i cili drejton Genius Network.
Arsyeja pse Joe është aq i lidhur me botën e biznesit, është falë aftësisë së tij për t’u shoqëruar me njerëzit, për marketing dhe strategji.
Ai u mëson sipërmarrësve 9 koncepte për të qenë më të zgjuar dhe të mirë:
1. Sipërmarrësit e zgjuar kërkojnë vazhdimisht të përmirësohen. Nuk duan të jenë njeriu më i zgjuar në dhomë, por të jenë brenda një dhome ku të gjithë janë duke u bërë më të zgjuar.
2. Duan të mësojnë përvoja të reja që nuk mund t’i gjejnë askund.
3. I kushtojnë shumë kohë vetes duke përfituar dobi psikologjike.
4. E dinë se jeta u ofron më shumë njerëzve bujarë dhe u merr njerëzve egoistë.
5. Ata sillen gjithnjë me integritet, japin më të mirën e tyre dhe ndajnë me të tjerët.
6. I vlerësojnë diskutimet me sipërmarrës të tjerë të nivelit të lartë.
7. Parapëlqejnë të japin kontribut dhe të bashkëpunojnë me të tjerët sesa të rivalizojnë.
8. Kërkojnë personat e duhur. Ata e dinë se po të gjejnë njerëzit e duhur, këta të fundit do të sjellin me vete edhe vlera.
9. Mjediset ku marrin pjesë, i zgjedhin në varësi jo vetëm të atyre që do të ndodhen aty, por edhe atyre që nuk do të ndodhen.
Sa prej këtyre sjelljeve ndiqni ju?
Burimi: INC