Nqs ju punoni gjatë gjithë ditës para kompjuterit, atëherë duhet ta keni provuar ndjesinë e irritimit, skuqjes që ndodh me sytë tuaj, sidomos në fund të ditës, pas orëve të gjata pune.
Këto simptoma shpesh herë shndërrohen edhe në problematike, ekspertët pohojnë që kemi të bëjmë me “një lloj sëmundje të re, në një epokë të re”, një eksperiencë që e përjetojnë me tepër se 60 % e njerëzve.
Veç kompjuterit të punës, ne përdorim edhe mjete të tjera teknologjike si tablet, smartfonët, të gjithë së bashku dobësojnë cilësinë e shikimit dhe shpesh herë e dëmtojnë atë.
Së fundmi, ekspertët sugjerojnë disa hapa për të minimizuar dëmet e të shikuarit të një ekrani gjatë gjithë ditës.
Hapat si më poshtë:
1. Kur jeni para ekranit, mos harroni të pulisni sytë tuaj shpesh. Një tjetër faktor që ndihmon është hedhja e pikave qetësuese dy here në ditë, për të nxitur mbajtjen nën kontroll të lëngut që syri prodhon, e që ndihmon në hidratimin e tij.
2. Rregullo nivelin e dritës së kompjuterit tuaj, kujdesuni të mos jetë as shumë i lartë dhe as i ulët, pasi të dyja këto alternative dëmtojnë shikimin.
3. Rregulli 20-20: pas çdo 20 minutash që punon në kompjuter, merr 20 sekonda duke hedhur vështrimin diku tjetër. Kjo ndihmon syrin të çlodhet.
4. Ndërsa për në celularë apo tabletë, kujdesuni që madhësia e germave të jetë e duhur, pasi shkrimi i vogël ndikon së tepërmi në lodhjen e syrit.