Një parti e majtë ka fituar zgjedhjet në Greqi, duke nervozuar aleatët europianë, shkruan Financial Times. Lideri i saj thotë se grekët përballen me një zgjedhje “midis të kaluarës dhe të ardhmes, midis progresit dhe regresionit, midis varësisë dhe pavarësisë kombëtare”.
A është ky zëri i Alexis Tsipras, lideri i partisë radikale Syriza, që fitoi zgjedhjet e të dielës në Greqi? Duket si ai. Në fakt është Andreas Papandreou, kreyministri i fundit dhe lideri i partisë socialiste Pasok.
Triumfi i tij elektoral në tetor 1981 shënoi një furtunë në politikën greke. Ajo krijoi pasiguri në kryeqytetet evropiane rreth besueshmërisë së Greqisë, ashtu si do të bëjë dhe triumfi i SYRIZA.
Papandreou qeverisi Greqinë përgjatë viteve 1980. Mënyra se si ai e ushtroi pushtetin dhe përballoi marrëdhëniet me Europën dhe SHBA-të ofron një përqasje se si mund të sillet z. Tsipras, në rast se ai do të bëhet kryeministër. Diferencat mes rrethanave të Greqisë në atë kohë dhe tani, janë gjithsesi po aq të rëndësishme sa edhe ngjashmëritë.
Z. Tsipras do të qeverisë një vend, borxhi i të cilit ka arritur në 175% të prodhimit të përgjithshëm (PBB). Në javët dhe muajt e ardhshëm, stabiliteti i financave të qeverisë greke dhe i sistemit bankar do të varet gjerësisht nga kreditorët e huaj — BE dhe FMN— të cilët e kanë mbajtur vendin në këmbë që nga viti 2010.
Në 1981 Papandreou kishte më shumë hapësira për veprime të pavarura sesa do të ketë z. Tsipras. Borxhi grek përpara 34 vitesh ishte rreth 25% e PBB-së. Kjo i mundësoi Papandreou-t t’I gëzohej një zgjerimi të madh të sektorit public, duke e kolonizuar atë me të emëruarit e Pasok, në atë pikë ku linja që ndan partinë nga shteti u bë e padukshme.
Z. Tsipras premton një rritje të madhe të shpenzimeve publike. Ai do të synojë të vendosë besnikët e Syriza në aparatin shtetëror, një mjet që është i ngjashëm me sjelljen e Papandreou. Por, financat e Greqisë janë aq të ndrydhura, me një pagesë prej 4.3 miliardë eurosh që duhet bërë në mars, dhe më shumë miliarda që duhen paguar në gusht, sa një sjellje e shpenzimeve pa fre të Pasok është e pamendueshme.
Z. Tsipras do të përpiqet të bëjë më të mirën me premtimet e tij më pak të kushtueshme, duke u kthyer energjinë familjarëve të varfër, që u ishte prerë për mospagim faturash dhe duke shpërndarë ushqime për grekët e varfër.
Ai mund t’i marrë këto hapa duke siguruar deri në 2 miliardë dollar me eliminimin e taksave të ndryshme dhe përjashtimeve nga pagesat sociale. Ai gjithashtu mund të përpiqet të bëjë kohë turku një ose dy oligarkë që dominojnë biznesin e madh grek.
Duke kërkuar të rinegociojë paketën shpëtuese të Greqisë prej 245 miliardë euro, që është dhënë nga FMN-BE, dhe duke fituar lehtësime nga borxhi me hir e pahir, z. Tsipras i ngjan Papandreou-t, që kërcënoi që të tërhiqej nga Nato dhe nga Komuniteti Ekonomik Europian i asaj kohe, të cilit Greqia i ishte bashkuar në 1981.
Në fund, Papandreou nuk ndërmori asnjë hap. Politikat e tij taktike ishin konfrontuese dhe retorika e tij ishte agressive, por në thelb, në politikën e jashtme ai ishte pragmatik. Subvencione të bollshme bujqësore dhe më pas fonde rajonale të ndihmës e zbutën radikalizimin e Pasok.
Pyetja themelore, të cilës nuk mund t’i jepet ende një përgjigje përfundimtare është nëse z.Tsipras do të jetë i moderuar në ushtrimin e pushtetit dhe nëse do të ketë vullnetin të prishë marrëveshjet me kreditorët e Greqisë. Në tre vite ai herë dukej si Hugo Chávez, presidenti i fundit populist venezuelas, që sfidoi SHBA-të dhe ndonjëreë si Luiz Inácio Lula da Silva, ish presidenti Brazilian, që në momentin që hyri në zyrë, qeverisi si një reformist, sesa një radikal i majtë.