Kjo është një nga gjërat e para që na mësojnë në shkollë; kur ju bëni diçka të gabuar, thoni se ju vjen keq. Por pasi të kemi lënë pas krahëve fëmirinë, ndjesa ndonjëherë mund të na bëjë të dukemi të dobët në vend që të dukemi të përgjegjshëm. Atëherë cfarë duhet të bëni? A duhet të kërkoni ndjesë në punë, apo duhet të mbani ‘pozicionin tuaj të pushtetshëm’?
Argumenti nr. 1: Nëse kërkoni ndjesë (të paktën, duke thënë më vjen shumë keq) ju bën të dukeni të dobët.
Gjithkush ka punuar me atë person – zakonisht, duhet të thuhet, një person femër – që kërkon falje aq shpesh, saqë duket më shumë sikur ajo po kërkon ndjesë për prezencën e saj në dhomë se për kryerjen e ndonjë gabimi specific.
‘Femrat ndonjëherë janë me të ekzagjeruara, kërkojnë ndjesë për fyerje të perceptuara që njerëzit e tjerë nuk i gjejnë aspak të tilla apo as nuk i kanë vënë re, ‘shkruan Juliana Breines në Psychology Today.
Argumnti nr. 2: Te mos kërkosh kurrë ndjesë ju bën të dukeni arrogant, dëmton karrierën tuaj dhe produktivitetin e departamentit.
Si ndiheni në lidhje me bashkë-punëtorët të cilët nuk e pranojnë kurrë kur janë gabim? Ndoshta, ju jeni mjaft i mërzitur me ta, shumicën e kohës; edhe më keq, ju ka të ngjarë të mos i perceptoni at si shumë të fuqishëm dhe të sigurt.
‘Marrja e përgjegjësisë për atë cka shkoi keq nuk ju vë në një pozitë të nënshtruar; ajo ju vë në një pozitë energjie, sepse atëherë ju keni fuqinë për ta menaxhuar situatën, ‘shkruan Lisa Earle McLeod, autori i Trekëndëshit të së Vërtetës.
Zgjidhja e qartë është që të kërkoni një përgjigje që është ‘thjesht e drejtë. ‘ Me fjalë të tjera, të merrni përgjegjësi për veprimet tuaja, të shfaqeni me një zgjidhje – dhe mos u mbështesni në frazën ‘Më vjen keq’ më shumë sc duhet. Ju do të dukeni më të fuqishëm në qoftë se jeni të përgjegjshëm dhe më të sigurt në qoftë se nuk kërkoni falje të ekzagjeruar.
Më e mirë e të gjithave, ju do të jeni një person i cili i bën gjërat të ndodhin.
Dhe ky është bashkë-punëtori, shefi, ose raporti më i mirë i mundur.