Robotët po vijnë! Vetëm personat me punët ndër më kreativet do të jenë imunë ndaj rrezikut të automatizimit, referuar kërkimeve të reja, në tregjet e punës në Britani.
Në raport thuhet se 35% e punëve në Britaninë e Madhe do të mund të automatizohen krejtësisht. Kjo është gjetja më e fundit e Institutit Nesta për Kreativitetin përballë Robotëve. Rolet me kreativitet të lartë janë më pak të rrezikuara për t’u zëvendësuar nga robotët. 87% të këtyre roleve janë në risk të ulët, por jo krejtësisht të përjashtuar, sipas studimit.
Raporti rankon më tepër se sa 500 profesione, duke përfshirë varietetet e kreativitetit në to, për të kuptuar se cilat profesione janë nën riskun e automatizimit.
Artistët, muzikantët, grafik-dizajnerët dhe programuesit e kompjuterit janë ndër profesionet më pak të prekura për t’u zëvendësuar nga robotët për 20 vitet e ardhshme. Në raport thuhet se fermerët dhe prodhuesit e pijeve janë përballë një rreziku më të madh.
Ky institut i bëri thirrje qeverisë të krijojë së paku 1 milion punë të reja kreativederi në vitin 2030 që të sigurojë ekonominë e vendit dhe të mos përballet me humbje të forcës punëtore.
Raporti citoi “një të mesme të luhatur” në tregun e punës, ku makineritë dhe kompjuterët po zëvendësojnë punonjësit në punët rutinore, si p.sh. Check-in listanë supermarkete.
Fenomeni ka të ngjarë të gjenerojë pabarazinë në rritjen e të ardhurave në mes të punëtorëve në fillim apo në fund të “piramidës” së vendeve të punës krijuese dhe ato në role të pakualifikuara, – paralajmëroi Nesta.
Makineritë pa drejtues do të mund të bëjnë më shumë detyra rutinë në transport dhe logjistikë, sipas raportit, ndërsa përparimet në robotikën e lëvizshme do të mund të zëvendësojë shumë aktivitete zejtare. “Shumë punë që konsiderohen sot krijuese, nuk mund të jenë nesër”, – thuhet në raport./ Telegraph.co.uk