Kur CV juaj ‘mbetet mbrapa’ qëllimeve tuaja të karrierës, rekrutuesit dhe menaxherët e punësimit kanë vështirësi të parafytyrojnë se ku mund të përshtateni në organizimin e tyre. Ju duhet ti tregoni atyre se keni aftësitë, përvojën, arsimin, dhe arritjet që ata kërkojnë. Ju mund ta bëni këtë në tri mënyra.
Së pari, lexoni me kujdes reklamat dhe njoftimet e vendeve të punës për të zbuluar fjalët kyçe më të përdorura zakonisht në fushën dhe pozicionin për të cilin interesoheni.
Së dyti, shqyrtoni listën e arritjeve në CV tuaj dhe riorganizoni ato në mënyrë që ti jepni rëndësi atyre që përputhen më së shumti me arritjet që punëdhënësi ose rekrutuesi synojnë për këtë pozicion.
Së treti, përshtasni profilin tuaj me pritshmëritë për çdo aplikant për atë punë.
Ndryshimi tek ‘thekset’ pasqyron aftësitë e shumta që ne të gjithë kemi. Rekrutuesit dhe menaxherët e punësimit kanë nevojë të dinë që ju i përshtateni nevojave të tyre dhe ata nuk ka nevojë të kërkojnë perms CV tuaj që të marrin informacion; ju duhet t’ia përcillni atyre në mënyrë të qartë.