Katërmbëdhjetë vjet pas ardhjes së tij të bujshme në Londër, Roman Abramoviç është duke u përgatitur për të shitur ekipin e Chelsea.
Sunday Times raporton se pronari i Chelsea po mendon të shesë klubin londinez dhe se ka kontaktuar tashmë me bankën amerikane Raine Group, të cilët e kanë vlerësuar shoqërinë dy miliardë paund, një rekord absolut. Burime të afërta me klubin, të cituara nga media, e mohuan këtë gjë.
Nëse konfirmohet, çmimi do të ishte më shumë se trefishi i rekordit të mëparshëm, i cili sipas mediave mbahet nga Manchester United, i shitur në vitin 2006 për 790 milionë paund.
Lajmi vjen një javë pasi një tjetër klub i Premier League, Liverpool, ka qenë në qendër të spekulimeve rreth një shitje të mundshme. Sipas asaj që raporton Sunday Times, e cila deri më tani nuk ka konfirmime zyrtare brenda klubit, ndër arsyet e largimit të Abramoviç është sigurisht mosrinovimi i vizave, e mohuar nga qeveria britanike.
Pas mungesës në finalen e Community Shield, Abramoviç mundi të kthehej në Mbretërinë e Bashkuar falë pasaportës që i ishte dhënë nga Izraeli. Por kjo nuk do ta lejojë atë të bëjë biznes në Angli. Abramoviç është në një pozitë të pakëndshme nën zotërimin e një klubi futbollistik, por me një autonomi të kufizuar menaxhimi. Në muajt e fundit, Abramoviç e ndali investimin prej më shumë se 1 miliard eurosh për ristrukturimin e stadiumit Stamford Bridge.
Ndërkaq, dje blutë e Sarrit vazhduan serinë e fitoreve, ku mposhtën me rezultatin 2-1 Neëlwcastle, ekip i udhëhequr nga Rafa Benitez në një ndeshje midis ish-trajnerëve të Napolit. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 31 ‘nga një penallti e Hazard. Newcastle reagoi shpejt duke shënuar me Joselu, një aksion i finalizuar nga devijimi i një topi që u përplas nga Yedlin te Giroud. Protagonist bëhet përsëri mbrojtësi amerikan Yedlin, që fatkeqësisht shënon një autogol, duke i dhënë epërsinë ekipit londinez dhe deri në përfundimin e ndeshjes rezultati mbeti i njëjtë.