Adidas triumfon në dy kompeticionet më prestigjioze europiane

15/05/2017 6:10 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Kualifikimi i Juventus, Real Madrid, Manchester United dhe Ajax në finalen e Champions League (3 qershor në Kardif) dhe në finalen e Europa League (24 qershor në Stokholm) kanë përcaktuar tashmë një fitues për sezonin europian, ose ndryshe Adidas.
Kompania gjermane është sponsori teknik i të katër skuadrave të sipërpërmendura.

Më parë ka qenë Nike që e ka fituar për katër herë radhazi trofeun e Champions League dy herë me Barcelonën, Inter dhe Manchester United.

Në nivel absolut, Nike mbetet marka që ka fituar më shumë trofe europianë dhe kampionatet më prestigjioze në dhjetë vitet e fundit. Sipas Bloomberg, Adidas ka lënë pas konkurrentin amerikan sa u përket shitjeve të realizuara në botën e futbollit siç paraqitet në grafikun e mëposhtëm.

Adidas grafik

Ndërkaq sa i përket Europa League, hera e fundit që Adidas e ka fituar këtë trofe ka qenë në vitin 2013 (Chelsea).

Në vitet e fundit, tre trofetë radhazi të fituara nga Sevilja kanë bërë fituese kompaninë amerikane, Neë Balance. Sezoni aktual po mbyllet triumfues për Adidas që, përveç dy trofeve europianë, ka fituar tashmë Bundesligën (Bajern Munchen), Premier League (Chelsea) dhe pritet gjithashtu shpallja kampion e Juventus (Seria A) dhe Real Madrid në Primera Division, të gjitha këto skuadra të sponsorizuara nga gjiganti gjerman.

I vetmi trofe i rëndësishëm që do të fitohet këtë vit nga Nike është titulli i Ligue 1 (kampionati francez) që me 99.9 për qind do t’i shkojë Monakos.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz