Kompania Adria Airways njofton se tashmë në dispocizionin e klientëve, ofron dy destinacione të reja në qytetet Europiane me fluturime direkte – Paris dhe Bruksel. Shtimi i këtyre dy destinacioneve të reja për fluturime direkte nga Tirana në Paris dhe nga Tirana në Brusksel, do të fillojë të ofrohet më 31 mars dhe do të vijojë me dy fluturime në javë për secilin destinacion.
Mësohet se nga prilli 2015, Adria Airways do t’u ofrojë pasagjerëve të saj fluturime direkte nga Tirana në Lubjanë, Frankfurt, Paris dhe Bruksel që do të ndiqen së shpejti edhe nga destinacione të tjera.
Si pjesë e strategjisë së re, Adria Airways po vendos lidhje të reja ndërmjet qyteteve të mëdha në Evropën Perëndimore dhe Evropën Juglindore.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.