Aeroplani që dhuron spektaklin më të madh të dritave të Krishtlindjeve

21/12/2018 1:10 PM 0 komente

Kjo është periudha gjatë së cilës ndodhin spektaklet më të bukura të dritave në mbarë globin.

Por në Londër, ndryshe nga shumë shtete të tjera, dritat vezulluese nuk janë vendosur mbi pemët e qytetit, mbi ndërtesa të ndryshme, por mbi një aeroplan.

Dhe është pikërisht modeli easyJet A320 në aeroportin e Luton në Londër që është mbuluar me rreth 2,414 metra drita shumëngjyrëshe.

Kjo shfaqje u dha pikërisht në këtë aeroport dhe ajo që i befasoi të gjithë ishte se ndezja e të gjitha dritave ishte e sinkronizuar me një prej veprave të Çajkovskit, “Sugar Plum Fairy”.

Mbi 850,000 drita u ndezën duke luajtur veprën e tij, dhe rreth 10 artistë dhe dizejnues efektesh speciale morën pjesë në këtë projekt, i cili zgjati rreth 4 javë deri sa përfundoi i gjithi.

Mbi 3 milionë e gjysmë pasagjerë do të fluturojnë me easyJet për t’u bashkuar me familjet e tyre gjatë periudhës së Festave të Fundvitit dhe sidomos gjatë Krishtlindjeve.

Aeroporti Luton po kalon një fazë rikonstruktimi për të rritur kapacitetin e tij vjetor të pasagjerëve që shkon deri në 18 milionë.

Ky projekt rikonstruktimi prej 160 milionë paund do t’i sjellë ekonomisë angleze rreth 1 miliard paund fitime dhe rreth 10,000 vende të reja pune deri në vitin 2030.

Spektakli gjigant i dritave të Krishtlindjeve u bë edhe me rastin e festimve të 80-vjetorit të këtij aeroporti.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of