CEO i sapo emëruar i aeroportit të Beogradit Nikola Tesla Airport, Saša Vlaisavljević, thotë se një nga prioritetet e tij kryesore do të jetë të përgatisë aeroportin për fluturime të gjata, të cilat pritet të fillojnë vitin e ardhshëm ose në fillim të vitit 2016. Sipas z Vlaisavljević, aeroporti do të rinisë projektin e tij prej miliona eurosh të zgjerimit duke filluar punën për fazën e tretë të tij. Ai përfshin zgjerimin e ‘gate-ve’, duke përfunduar kështu rikonstruktimin e të gjitha seksioneve të nisjes dhe sallave te pritjes në aeroport.
Projekti do të kulmojë me fazën e katërt dhe të fundit e cila përfshin ndërtimin e një kati krejtësisht të ri që shtrihet mbi 4.900 metra katrorë, i cili do të ndërtohet mbi dy ndërtesat aktuale të terminalit. Aeroporti ka vendosur të investojë në pajisjet e shkrirjes së akullit të avionëve, autobusët dhe teknologjinë mbështetëse. Investime të mëtejshme do të bëhen në përmirësimin e procedurave të sigurisë përpara fluturimeve të planifikuara në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada. ‘Prioriteti ynë është trafiku dhe infrastruktura. Ne duhet të jemi plotësisht të gatshëm për fluturime me distanca të gjata.’