Data 24 prill, në të cilën pritet se do të mblidhen deputetët e eurozonës, shihet si ditë vendimtare për fatin e Greqisë.
Presioni ndaj Greqisë nuk mbetet vetëm në lidhjen me kreditorët apo edhe më “goditjet” nga të gjitha mediat e huaja.
Tashmë, edhe agjencia financiare “Standard and Poor’s”, e ka zbritur një shkallë në klasifikim aftësinë paguese afatgjatë të shtetit grek nga “B minus” në “CCC”, me perspektivë negative.
Perspektivat ekonomike të vendit do të përkeqësohen edhe më shumë nëse nuk përfundojnë së shpejti bisedimet me kreditorët e saj, gjë të cilën ka paralajmëruar ministri gjerman i Financave Ëolfgang Shcaeuble.
Ndërkaq, kryeministri Tsipras, në një intervistë eksluzive për Reuters ka deklaruar se ndihen konfident se do të arrijnë marrëveshje me kreditorët brenda këtij muaji.
“Jemi optimist se qeveria jonë do të arrijë një marrëveshje deri në fund të prillit”- ka deklaruar ai.