Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kredisë, Japan Credit Rating Agency (JCR), deklaroi se reduktimi i paqartësisë mbi politikën e brendshme pas zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare për legjislaturën e 27-të në Turqi, është pozitiv nga aspekti i notës së kredisë.
Agjencia publikoi në faqen e saj zyrtare një deklaratë ku zinin vend vlerësimet në lidhje me zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare për legjislaturën e 27-të në Turqi.
Në deklaratë bëhet e ditur se suksesi i Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në zgjedhje pritet të përforcojë edhe më shumë themelin politik të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) dhe theksohet se qeveria e re do të vazhdojnë të ndjekë programin afatmesëm./ TRT TURKEY