Jezusi u drënua në shkretëtirë se u tundua nga djalli. Dhe pasi agjëroi 40 ditë dhe 40 netë në fund e mori uria. Tunduesi i tha: ‘Nëse je i biri i Perëndisë bëj që këta gurë të kthehen në bukë’. Ai u përgjigj, ‘Njeriu nuk do jetojë vetëm me bukë.’ Judaizmi, Krishterimi, Islami, fetë e mëdha sugjerojnë se ne duhet të agjërojmë, të paktën ndonjëherë, nëse jo për një muaj të tërë nga agimi deri në muzg. A keni menduar ndonjëherë se pse? Minjtë dhe njerëzit të cilët nuk hanë për pak kohë- mjaftojnë 16 orë, pak a shumë si për Ramazan- sëmuren më rrallë.
Një pjesë e sekretit të efektit të favorshëm të agjërimit është pikërisht këtu, mjafton vetëm të ‘abstenojmë’ të ushqehemi për 24 orë që në tru të formohen neuronevtë reja. Me pak fjalë, trupi mbron veten nga stresi i të qenit disa orë pa ushqim, duke adaptuar një sërë masash që me kalimin e kohës mbrojnë indet tona nga telashe më të mëdha. Të rrimë pak kohë pa u ushqyer redukton ndër të tjera inflamacionin, përmirëson përgjigjen imune dhe rrit aftësinë e qelizave për tu cliruar nga substanca të panevojshme. Dhe jo vetëm kaq, agjërimi ngadalëson gjithashtu rritjen e tumoreve, të paktën tek minjtë; edhe qelizat e kancerit nevojë për energji, por nuk dinë si ta bëjnë atë duke përdorur ketonet. Kështu që tek kafshët që hanë një ditë po dhe një ditë jo tumori nuk rritet.