Agnelli shuan polemikat mbi të ardhurat: Kritika absurde! A e mbani mend si ishim në 2010?

19/05/2017 5:14 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:
Andrea Agnelli

Si sot, 7 vite më parë, Andrea Agnelli u zgjodh president i Juventusit dhe që nga ajo ditë shumë gjëra kanë ndryshuar tek ky klub.
Juventus fiton vetëm për fuqinë e qarkullimit të të ardhurave? Andrea Agnelli pretendon se fitoret e klubit i detyrohen vetëm aftësisë së tij të shpenzimeve ekonomike për blerjen e lojtarëve.

Vitet e fundit, ky argument ishte çuar më tej nga trajneri i Napolit, Maurizio Sarri, që kishte thënë se sa e vështirë ishte të konkurroje me një klub të nivelit të bardhezinjve. Sot një mbret i futbollit si Carlo Ancelotti e ka konfirmuar nga një pikë vështrimi këtë teori, duke argumentuar se fitojnë ata që janë më të pasur.

“Kritikat ndaj Juventusit mbi qarkullimin e madh të parasë përfundojnë këtu. Të gjithë atyre që ngrenë akuza të tilla mjaft t’ju kujtojmë gjendjen e klubit të Juventusit në vitin 2010 dhe se cilat ishin të ardhurat në atë kohë” (219,7 milionë euro më 30 qershor 2010 dhe 172 milionë euro në vitin 2011) – thotë presidenti i klubit bardhezi.

Agnelli shton se “rritja e të ardhurave është objektivi që një klub duhet të arrijë. Sot skenari ka ndryshuar – me blerjen e Milan e Inter nga shoqëri kineze, ose me praninë e sipërmarrësve të mëdhenj që njoh personalisht si Pallotta apo Saputo”.

Agnelli shton se pjesëmarrja e katër skuadrave italiane direkt në fazën e grupeve të Champions League duke filluar nga sezoni 2018/19 do të jetë një kthesë pozitive për futbollin italian, e cila do të ndihmojë në rritjen e nivelit të të gjithë skuadrave italiane.
Të luash në nivele të larta me skuadra të tilla si Bayern Munchen, Barcelona dhe Real Madrid, fiton ose humbet, pak rëndësi ka, në njëfarë mënyrë të rrit.

“Dhe në fakt, ndeshja e kthimit Bayern Munchen – Juventus vitin e kaluar ishte ndeshja e dytë më e ndjekur në botë pas finales së Champions League”. Këtë vit, mundësia për t’u shfaqur në sytë e botës është edhe më e madhe. Më 3 qershor, sytë e të gjithëve do të jenë tek finalja e madhe e Kardifit, Juventus – Real Madrid.

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of

wpDiscuz