Rritet paqëndrueshmëria politike dhe risqet e trazirave në të gjithë rajonin
Kriza e Agrokor-it ka rritur rrezikun e zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme në Kroaci, madje situata mund të kthehet në kërcënuese për të gjithë rajonin.
Në Kroaci, Partia Unioni Demokratik Kroat (HZD) po kërkon aleatë të rinj në Parlament, me shpresën për të formuar një koalicion të ri. Axhenda e reformës ka gjasa të ketë ndikime negative.
Zgjedhjet e parakohshme mund të mbahen në qershor ose në shtator.
Vendet e prekura nga kriza e Agrokor-it ka të ngjarë të fillojnë të ndërmarrin masa individuale për të mbrojtur interesat e tyre.
Rritja e madhe e papunësisë mund të rrisë rrezikun për trazira në shtetet e prekura.
Më 4 maj, Parlamenti kroat votoi për një mocion mosbesimi ndaj ministrit të Financave, Zdravko Maric, të paraqitur nga Partia Social Demokratike (SDP), partia kryesore opozitare.
Partia e akuzon z. Maric se është pjesërisht përgjegjës për krizën aktuale të Agrokor-it, për shkak të rolit si kreu i strategjisë dhe tregjeve të kapitalit në kompani përpara se ai të hynte në politikë. Agrokor, përgjegjës për 15% të PBB-së së Kroacisë, u përball me vështirësi të mëdha financiare, kryesisht për shkak të borxhit të madh të akumuluar.
Në fillim të prillit, qeveria kroate u detyrua të miratojë një ligj që krijon mbrojtjen ndaj falimentimit për kompanitë sistemike, në mënyrë që të marrë kontrollin dhe stabilizimin e biznesit të tyre. Qeveria do të sigurojë një shumë të caktuar parash për kompaninë, ndërsa ristrukturimi dhe shitja potenciale e filialeve të saj do të ndodhin ndoshta më vonë.
Kriza e Agrokor-it ka pasur pasoja të konsiderueshme në Kroaci. Mocioni i mosbesimit kundër z. Maric u bë një ndër shkaktarët kryesorë të paqëndrueshmërisë së qeverisë, kur më 27 prill, tre nga katër ministrat nga partneri i vogël i koalicionit, Ura e Listave të Pavarura (MOST) papritmas u shprehën se do të votonin kundër mbështetjes së qeverisë së z. Maric.
Kryeministri, Andrej Plenkoviq, e hodhi poshtë kërkesën e tre ministrave, duke shkaktuar shpërbërjen e koalicionit.
Kjo është hera e dytë në më pak se një vit që Kroacia bie në pasiguri politike, për shkak të rrëzimit të një koalicioni HDZ-MOST.
Koalicioni i mëparshëm mes dy partive të njëjta u rrëzua në qershor të vitit 2016, me një votë mosbesimi ndaj kryeministrit në lidhje me një konflikt interesi. Edhe pse të dyja partitë deklaruan se nuk donin të bashkëpunonin, për shkak të diferencave të mëdha, ato formuan një koalicion në tetor të 2016-s, pasi në zgjedhjet e parakohshme, partia HDZ nuk arriti të fitojë me një shumicë të përgjithshme votash.
Implikimet rajonale
Kriza e Agrokor-it mund të ketë ndikim në të gjithë rajonin dhe jo vetëm në Kroaci. Kompania, e cila është zgjeruar në vendet fqinje, ka punësuar rreth 60,000 persona në Kroaci, Bosnjë-Hercegovinë, Slloveni, Hungari dhe Serbi. Ky numër është më i madh nëse merret në konsideratë edhe numri i furnizuesve që mund të preken nga falimentimi i Agrokor-it.
Çështja mund të ndërlikohet, sepse Agrokor zotëron aksione edhe në një numër furnizuesish rajonalë. Në vitin 2014, Agrokor bleu 59.47% të aksioneve të Mercator, një kompani sllovene shitjesh me pakicë.
Në Bosnjë, Agrokor operon nëpërmjet filialeve, duke përfshirë Konzum, shitësin më të madh në vend. Agrokor ka një borxh me vlerë rreth 125 milionë euro (388 milionë dollarë) ndaj furnizuesve në Bosnjë.
Në Strumicë, IRJ e Maqedonisë, Agrokor krijoi një qendër blerjeje dhe shpërndarjeje në vitin 2011. Projekti kushtoi 15 milionë euro dhe investimet e mëtejshme ishin në proces, por u bllokuan si pasojë e problemeve të shkaktuara nga borxhet e kompanisë.
Likuidimi i kompanisë do të kishte ndikim të rëndë në këto ekonomi rajonale, në veçanti në Bosnjë dhe Hercegovinë, e cila ka një numër të madh të papunësh.
Kriza politike, e cila ka përfshirë Kroacinë, do të përhapet edhe në vendet fqinje. Rritja e papunësisë ndoshta mund të shkaktonte trazira nëpër shtetet e prekura.
Parashikimi dhe implikimet
Në mungesë të një marrëveshje për zgjidhjen e situatës dhe të një plani shpëtimi, vendet e prekura mund të fillojnë të ndërmarrin disa masa individuale për të mbrojtur interesat e tyre dhe për të zbutur efektet që kriza aktuale mund të ketë në punësim.
Serbia, në mënyrë të veçantë, organizoi një samit për të diskutuar krizën e Agrokor-it me përfaqësuesit rajonalë; Organizatorët nuk i ftuan në këtë samit përfaqësuesit kroatë. Ndërkohë, Sllovenia ka mundësi të miratojë një legjislacion të ngjashëm me Lex Agrokor, i cili do të mbrojë Mercator dhe punonjësit e saj, duke parandaluar Agrokor-in nga nxjerrja e kapitalit nga shitësi me pakicë slloven për të paguar kreditorët ndaj të cilëve ka borxhe. Kjo rrit rrezikun për të nxitur një tendencë rajonale të nacionalizimit dhe shpronësimit për të kompensuar kostot sociale.
Në Kroaci, Partia e Unionit Demokratik Kroat (HZD) është duke kërkuar aleatë të rinj në Parlament, me të cilët të formojnë një koalicion të ri. Aftësia e partisë për të mbledhur 79 deputetë të nevojshëm për të mbrojtur ministrin e saj Maric do të japë një indikacion i fortë, nëse partia do të jetë e suksesshme në grumbullimin e shumicës apo jo.
Rrjedhimisht, aftësia e qeverisë për të kaluar programin e saj reformues ambicioz ka shumë të ngjarë të pengohet.
Përpjekjet për të reformuar administratën publike dhe sistemet e pensioneve, si dhe planet për të shmangur barrierat kryesore administrative ndaj investimeve duke eliminuar rregullimin e tepërt dhe uljen e kostove administrative, janë në rrezik.
Ekziston edhe rreziku për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme nëse HDZ nuk arrin të mbledhë shumicën e votave.