Komisioni Teknik i Ministrisë së Ekonomisë ka miratuar kërkesat për ndërtimin e dy fshatrave turistike në Ishëm të Durrësit dhe në Palacë në Bashkinë e Himarës.
Komisioni vendosi pranimin e kërkesës së shoqërisë “Edonil Konstruksion” sh.p.k. dhe “XH &M” shpk., objekt marrjen e lejes së ndërtimit (zhvillimi) për projektin “Kompleks turistik “Delta Bay Resort”, me vila 2-3 katëshe dhe hoteleri, në plazhin e Dralleos, Palasë, Bashkia Himarë.
Burimet zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë bëjnë me dije se, është, paraqitur kërkesa edhe nga zhvilluesi EDIL AL me nr. 2473 prot. date 27.03.2015 “Për leje ndërtimi/zhvillimi “Kompleks turistik, fshat turistik dhe hoteleri”, në Komunën Ishëm, Durrës. Kjo kërkesë ka si objekt marrjen e lejes së ndërtimit për “Kompleks turistik, fshat turistik dhe hoteleri”.
Këto kërkesa u shqyrtuan nga Ministria e Ekonomisë në zbatim të Udhëzimit të Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes nr. 217, datë 28.03.2014 “Për rregullat dhe procedurat e shqyrtimit të kërkesave për leje zhvillimore që miratohen në KKT si dhe për ngritjen e komisionit për shqyrtimin e tyre”. Gjithashtu sot pritet te bëhet shpallja e fituesve për projektet e konkursit për Produktin Turistik inovativ.
Projekti “Risi Turistike”ka ftuar të gjitha kompanitë e interesuara që të dorëzojnë një propozim dhe plan biznesi për të zhvilluar dhe zbatuar një produkt të ri turistik në rajonet e Beratit apo Shkodrës. Afati i fundit për dorëzimin e propozimit që ishte data 13 maj 2015.
RisiAlbania organizon konkursin e parë kombëtar të quajtur “Risi Turistike” për rajonin e Beratit dhe Shkodrës, në mënyrë që të nxisë zhvillimin e produkteve të reja turistike.
Produktet e reja inovative të turizmit do të ndihmojnë për të krijuar itinerare të reja ose gjeneruar vlerë të shtuar të atyre ekzistuese, duke siguruar një përvojë të pasur dhe autentike për turistët në këto dy rajone
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Ky ahmetaj bashke me manen dhe rramen duhen varur ne imare
zoti ahmetaj !stop ne dhenien e lejeve ne dhrale te himares ne pronen e familjeve dherminjase sepse per 25 vjet vazhdoni duke shkelur te drejtat morrale te njeriut dhe prones,koto 25 vjet po shkelni ne menyre brutale ato qe asnje himariot nuk ju ka atorizuar,jam per fshatrat turistik me protagoniste pronaret dhe bijte himariot ku do te ruhet e gjalle vazhdimesia e kultures dhe dinjteti himariot!stop cdo shkeljeje te ketyre te drejteve,nga zoti rama qe eshte firma e pare edhe si kryeminister eshe si akorduesi i lejeve te niveleve te tilla,me respekt kristo nina [email protected]
C’respekt o Kristo, nqs jane shkelur te drejtat e pronareve?