Ministri i financave Arben Ahmetaj, i ka dërguar administrates tatimore një shkresë për mos aplikimin e gjobave për bizneset e vogla që hyjnë në pragun e TVSH, për gabimet në deklarim për një periudhe 6-mujore nga fillimi i deklarimit (deri në dhjetor 2018).
Biznesi i vogël, që hyri në skemën e TVSH-së në 1 prill, pas uljes së kufirit të TVSH-së nga 5 në 2 milionë lekë, pritet që të bëjë deklaratat e TVSH-së një herë në tre muaj, ku deklarimii parë do të jetë në muajin korrik.
Ahmetaj u ka kërkuar tatimeve që deri në 15 ditorin e parë të muajit korrik, që përben momentin e parë të deklarimit, administrata tatimore duhet të kontaktoje detyrimisht me çdo subjekt që preket nga ndryshimet ligjore, për të asistuar tatimpaguesit në shmangien e parregullsive dhe deklarimin ne kohë të tremujorit të parë
Në letrën e dërguar tatimeve thuhet:
“Në vijim të fushatës informuese lidhur me ndryshimin e kufirit minimal të regjistrimit për tatimin mbi vlerën e shtuar për subjektet me qarkullim prej 2 000 000 (dy milionë) lekesh, me hyrjen në fuqi të ligjit, shërbimet e tatimpaguesve në administraten tatimore si dhe të gjitha strukturat e tjera që janë në kontakt me tatimpaguesit duhet të angazhohen në një komunikim sa më të gjerë dhe shpjegues për të siguruar kuptueshmëri tërësore të ndryshimeve ligjore dhe zbatueshmëri korrekte të përgjegjësive tatimore që rrjedhin prej tyre.
Strukturat pergjegjëse në varesi të DPT duhet të asistojnë bizneset për të korrigjuar gabimet në deklarim duke shmangur gjobat dhe penalitetet deri në fund të vitit 2018. Dotë jenë në përgjegjesi edhe të strukturave të ngarkuara në drejtoritë rajonale tatimore konstatimet e deklarimeve të vonuara apo mosdeklarimeve nga biznesi i vogël që ka hyrë në TVSH.
Deri në 15 ditorin e parë të muajit korrik, që përben momentin e parë të deklarimit, administrata tatimore duhet të kontaktoje detyrimisht me çdo subjekt që preket nga ndryshimet ligjore, për të asistuar tatimpaguesit në shmangien e parregullsive dhe deklarimin ne kohë të tremujorit të parë.
Për sa më siper, DPT duhet të ndermarrë një plan masash në drejtim të këshillimit praktik të tatimpaguesve që preken nga ndryshimi i siperpërmendur, shoqatave të biznesit të vogël, kontabilisteve dhe perfaqësuesve të kësaj kategorie subjektesh”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Bravo Ahmetaj. Keto veprime si mishi pas pilafit tregojne tamam qe ekonomia eshte ne duar amatore. I teket ministrit dhe con letra. Ekonomia behet me ligje dhe nene te qarta jo me humore ministrash. Gjithsesi me mire vone se kurre