Në Konferencën Rajonale e Ballkanit Perëndimor për “Qeverisjen e mirë dhe konektivitetin në rajon”, organizuar nën kujdesin e Komisionit Europian, që po mbahet në Beograd, Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj e ka vënë theksin në harmonizimin e rajonit nga pikëpamja fiskale. “Rajoni jonë nuk është i harmonizuar nga pikëpamja fiskale, prandaj duhet definitivisht të koordinojmë elementët fiskalë,nuk po them t’i harmonizojmë ato. Për shembull, ne në Shqipëri nuk kemi praktikën e lehtësimit apo përjashtimit nga taksat sepse besojmë se zhvillimi i qëndrueshëm i ekonomisë kërkon politika më afatgjata sesa ndërhyrjet e përkohshme me lehtësim fiskal. Por disa vende të tjera si Maqedonia apo Serbia, kanë. Subvencionet dhe përjashtimet nga taksat nuk janë të qëndrueshme, dhe në fund të ditës në ngrihemi apo rrezohemi ekonomikisht të gjithë së bashku”.
Mendoni pak për një reformë fiskalë të koordinuar, ky është treg i integruar, u tha Ahmetaj të pranishmëve në konferencë. “Unë besoj gjithashtu se ne duhet ta lidhim këtë proces me procesin e Berlinit. Rajoni është fizikisht i fragmentuar dhe i shkëputur dhe qeveritë tona nuk kanë paratë e mjaftueshme për të ndërtuar projekte infrastrukturore, prandaj bashkimi Europian dhe vendet anëtare duhet të ofrojnë njëfond garancie për projekte konkrete. Nuk mund të flasim më për pjektë në përgjithësi, duhet të jemi të fokusuar tek projektet qe garantojnëimpakt dhe benefite të prekshme në nivel rajonal. Unë kërkova që Ministrat e rajonit të propozojnë projektet konkrete që ata konsiderojnë me rëndësi për t’u avancuar. Deri më tani, 4 vende janëpërgjgijur, presim edhe 2 të tjerët për të ecur përpara më një plan konkret veprimi”, tha ai.
Të pranishëm në këtë konferencë janë Ministrat e Punëve tëJashtme dhe të Ekonomisë së Ballkanit Perëndimor, mes të cilëve edhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj dhe Ministri i punëve të jashtme të ShqipërisëDitmir Bushati. Prezent në Konferencë është gjithashtu Komisioneri Stefan Fyle dhe të tjerë personalitete.
Konferenca e cila është vazhdim i nismës së Berlinit, që nisi më 28 gusht me inisiativën e Kancelares Merkel, u hap me fjalën përshëndetëse të Komisionerit Fyle i cili u fokusua tek reformat strukturore dhe programet për rritjen e konkurrueshmërisë dhe Ministrit të Jashtëm të Serbisë i cili u shpreh i kënaqur për prezencën e të gjitha vendeve të rajonit nëtryezën e diskutimeve diplomatike dhe ekonomike.
Nëfjalën e tij, zv. Presidenti i Komisionit Europian për çështjet ekonomike, monetare dhe euron, YuriKatainen, u fokusua në programet makroekonomike dhe monetare, duke theksuar se vendet e rajonit duhet të avancojnë me reformat strukturore. “ne do ta diskutojmënesër tënjëjtatçështje edhe me vendet anëtare, si edhe sot me vendet e Ballkanit Perëndimor. Duhet të vendosim një kuadër makroekonomik afatmesëm me skenarë ekonomikë të cilët prodhojnë rezultate të [prekshme dhe konkrete. Kjo është e lidhur ngushtësisht me reforma mbështetëse, në fushën e privatizimeve, klimës së biznesit etj.”
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.