Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në një letër të posaçme drejtuar organizatave të biznesit njoftoi sot të gjitha dokumentet që gjenerohen online dhe taksat që paguhen po në këtë mënyrë. Dokumentet janë si më poshtë:
- Certifikata e regjistrimit në QKB, përfshirë NIPT/NUIS
- Ekstrakt historik i kompanisë
- Vërtetim për posedim mjetesh
- Vërtetim për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për tatimpaguesit E-SIG 02a
- Vërtetim për të ardhurat e realizuara në tre vitet e fundi për tender
- Vërtetim për individ të paregjistruar
- Formulari E-SIG03a – Vërtetim për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për individët
- Vërtetim për përgjegjësinë tatimore
- Vërtetim për pagimin e detyrimeve
- Vërtetim për statusin e tatimpaguesit
- Vërtetim për regjistrimin e investitorit tek Drejtoria Rajonale
- Dëshmi penaliteti dhe vërtetim i gjendjes gjyqësore
- Të gjitha llojet e certifikatave që gjenerohen nga sistemi i gjendjes civile
Me një llogaritje të thjeshtë, vetëm përmes heqjes së detyrimit për dorëzimin e këtyre dokumenteve nga qytetarët dhe sipërmarrja, u kemi kursyer atyre rreth 598 mijë dokumente dhe 56 vite kohë pritje në radhë e sportele, në vetëm një vit.
Në fazën e dytë të reformës, ne po avancojmë në dy korsi paralele, së pari reduktimi i numrit të lejeve, licensave dhe autorizimeve të cilat përbëjnë mbirregullim të tregut, për të cilat është përgatitur tashmë paketa e plotë e ndryshimeve ligjore dhe së dyti, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), po punojmë për ofrimin e shërbimeve të reja online, që përfshijnë pagesat elektronike në tatime, autorizime të lëshuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, leje të punës dhe vërtetime të zyrave të punës etj.
Brenda muajit janar, do të ofrohen të tjera lehtësi në favor të sipërmarrjes:
l- Nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave:
Katër autorizime të rëndësishme të regjimeve doganore do të ofrohen online:
Autorizim për Regjim të Lejimit të Përkohshëm me Përjashtim të Pjesshëm
Autorizim për Regjim të Përpunimit Pasiv (RPP)
Autorizim për Regjim të Magazinimit Doganor
Autorizim për Regjim të Përpunimit Aktiv (RPA)
Gjithashtu, tre procese të rëndësishme në kërkesat e subjekteve pranë DPD-së lidhur me produktet e akcizës, duke synuar standardizimin dhe lehtësimin e procesit, do të ofrohen online:
Porosi pulla fiskale për produktet e akcizës
Modifikim profili në sistemin Sicpatrace, shtesë furnitori
Modifikim profili në sistemin Sicpatrace, shtesë kategorie produkti të akcizës
Certifikimi elektronik i dokumentacionit nga ana e Agjensive Doganore për Ilogari të operatorëve ekonomikë, duke shmangur dorëzimin e tyre pranë Degëve Doganore, pra duke kaluar në një sistem doganor ”paperless”.
Lehtësim i procedurave doganore nga ana e operatorëve ekonomikë duke shtuar kategorinë e përfituesve në kanalin ”jeshil”.
Lehtësim i qarkullimit të mallrave nëpër pikat doganore për operatorët ekonomikë — duke prezantuar për herë të parë kategorizimin e kanalit ”blu”- ushtrim i kontrollit dokumentar duke liruar në mënyrë automatike (brenda 20 minutave) mallrat në qarkullim të lirë.
Ngritja e një sistemi të vlerësimit qendror pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganavepër vlerësimin e deklaratave doganore elektronike në sistem për të gjithë ato raste që janë kategorizuar në kanalin e ” kuq” dhe kanalin e ”verdhë”.
2- Nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve 13 shërbime pagesash do të ofrohen online:
Pagesa online e taksës së TVSH të biznesit
Pagesa online e tatim fitimit të biznesit
Pagesa online e tatimit të lojrave të fatit të biznesit
Pagesa online e tatimit mbi të ardhurat personale
Pagesa online e rentës minerare të subjektit
Pagesa online e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit
Pagesa online e taksave kombëtare
Pagesa online e tarifave kombëtare
Pagesa online e tatimit të mbajtur në burim
Pagesa online e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore nga biznesi Detyrimet globale
Pagesa online e tatimit mbi të ardhurat nga punësimi nga biznesi
Pagesa online e tatimit mbi të ardhurat personale të biznesit të vogël
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.