Ministri i Ekonomisë Ahmetaj, në një konferencë për shtyp në kuadër të Raportit të Bankës së Shqipërisë “Të bërit Biznes 2015” theksoi se rezultatet pozitive të treguara në raport janë qasje e reformave që kemi ndërmarur në sektorin e ekonomisë dhe posaçërisht, ai i përmirësimit të klimës së biznesit. Ministri renditi ndër indikatorët e përmirësuar të vendit tonë, ai i lejeve të ndërtimit, ku ne jemi 32 vende më lart, i pagesës së taksave, renditemi 13 vende më lart dhe regjistrimin e pronës me 13 vende më lart.
“Ky ishte një sinjal pozitiv për ekonominë dhe rrugën e reformave që kemi marrë. Shqipëria është në rrugën e duhur të rritjes cilësore të ekonomisë së saj. Ky raport është burim kryesor për investitorët, ndaj edhe ky përmirësim, jep dhe do japë impakt të drejtëpërdrejtë në tërheqjen e investimeve të huaja në Shqipëri”, vijoi ministri.
Ahmetaj nuk la pa përmendur edhe renditjen tonë cilësorë në raport me vendet e tjera të rajonit, ku Serbinë dhe shtetet të tjera i kemi lënë pas.
Sipas ministrit, eksperienca e përditshme e sipërmarrësve dhe kompanive, tregon marrëdhënien e përmirësuar me qeverinë, e cila ka kaluar në një stad të lartë.
Gjithashtu ministri hodhi poshtë akuza të rreme për rrënimin e ekonomisë dhe në fund, u shpreh pozitiv për këtë sukses, i cili është i të gjithë shqiptarëve , duke uruar se vitin e ardhshëm do të kemi rezultate më të mira.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.