Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, në një takim në Lushnjë ka shpjeguar sërish nisëm e qeverisë për uljen e pragut të TVSH-së.
Kjo nuk është taksë e re, tha Ahmetaj. Një historik të kësaj takse, është vendosur në vitin 1996. Në vitin 1997 është 20%, që atë ditë nuk ka ndryshuar më, është 20%.
“Në momentin e vështirë të 2013-ës, kur Fondi Monetar Ndërkombëtar ngulte këmbë që Qeveria Rama ta rriste TVSH-në nga 20% në 23% për shkak të asaj gremine që ne gjetëm, Kryeministri nguli këmbë që nuk do të lëviste dhe nuk lëvizi. Në çdo mall, apo dhe çdo shërbim që marrim, pavarësisht se e marrim në dyqanin e lagjes, apo e marrim në një supermarket, secili prej konsumatorëve sot e paguan 20%, diku vetëfaturohet, diku faturohet, flas për ato që janë formale”.
Që do të thotë për konsumatorin, për biznesin e vogël, nuk ka asnjë kosto të re, shtoi ai. Pra, në një shishe ujë 20% ka qenë dhe është, nuk është asgjë e re.
Ajo që është e re, është filozofia që ne nuk do merremi me ato 20m2 që ka biznesi i vogël, e gjithë logjika është të fokusohemi tek biznesi i madh.
Për të ndarë me ju një statistikë domethënëse, çka vjen nga biznesi i vogël është 0,8% e të ardhurave nga TVSH-ja. Tani secili mund ta kuptoj qartë se si mundet që një administratë të fokusohet tek 0,8% dhe jo tek 99%? Pra fokusi jonë është zinxhiri i transaksionit tek biznesi i madh për ta detyruar biznesin e madh dhe për ta skanuar transaksionin e tij nga A tek ZH, pra deri tek konsumatori.
Biznesi i vogël, shpjegoi Ahmetaj do të ketë një deklarim shumë të thjeshtëzuar, nuk do të bëjë atë deklarimin që bën biznesi i madh. Do të jenë 4 deri në 6 kuti në deklarimin e tij dhe do të bëhet një herë në 3 muaj. “Ashtu siç bëni deklarimin për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të thjeshtëzuar njëherë në 3 muaj, ashtu do të bëjë biznesi i vogël dhe deklarimin e thjeshtësuar në atë deklaratë të TVSH-së, dhe ajo që dua të them është që tashmë biznesit të vogël do t’i jepet mundësia të kreditojë. Pra ajo kosto që mund t’i ngelej nga TVSH-ja dhe për shkak të vetë-faturimit në zinxhir që rakordonin me biznesin e madh, sot energjinë, qeranë, ujin mund ta kreditoni dhe ne finale, kur të filloje deklarimi si proçedurë do të keni mundësi që të përfitoni kreditim dhe në një moment edhe rimbursim”.
A ka ndonjë biznes të vogël që nuk e di se sa mall ka në dyqan? Asnjëri të çfardolloj malli, shishe ujë, miell, sheqer, pra e dinë mirë që kanë 10 apo 30 pako, 10 apo 30 shishe dhe kjo i lejohet që të grumbulloj gjithë atë TVSH të blerë, të marrë në furnizim për 1 vit që është një lehtësi shumë e madhe.
Pra është para në xhep në mundësi për biznesin e vogël.
Ahmetaj tha se administrata tatimore ka prekur nga 9975 sipërmarrje të vogla, ka prekur 6000. Vetëm në Fier janë prekur 883 sipërmarrje të vogla, në Kukës nga 64 janë prekur 64. Këtu 550 janë, 550 do të preken. Në Shkodër nga 464 do preken 464. Në Tiranë 4000 janë 4000 do preken. Pra do preket çdo sipërmarrje dhe kur them do preket pra do takohet me sipërmarrjen, do të informohet, do ndihmohet, do t’i tregohet se si mbushet deklarata dhe është dhënë një urdhër që nuk do të ketë asnjë gjobë për deklarim të gabuar deri në 31 dhjetor të 2018.
Nuk është fokus biznesi i vogël, është fokusi te biznesi i madh, përsëriti ai, duke shtuar edhe se nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë iniciativë për konçension të TVSH-së, zero! Janë të gjitha gënjeshtra, dhe përsa i përket vetëdeklarimit, siç iu referua dhe përfaqësuesi i biznesit të madh, vetë deklarimi është shumë i thjeshtë, nuk ka kosto, ashtu siç e bën për sigurimet shoqërore, këto 4-6 kuti që kemi thjeshtuar deklaratën, ashtu do ta bëjë edhe për TVSH-në.
Përsa i përket pyetjes, përse e mori iniciativën qeveria për TVSH-në tani? “Fokusi është biznesi i madh. Tani jemi në situatë që antiinformaliteti ka kaluar në një fazë shumë të rëndësishme, inteligjente, dhe intensive dhe sigurisht që fokusimi tek transaksionet e bisnesit të madh na kërkon që ta ulim pragun e deklarimit për ta pasur pamjen të plotë, madje për informacionin tuaj, po në funksion të këtyre transaksioneve, ne do të kalojmë në një sistem të ri fiskalizimi, të kontrollit të biznesit të madh ne fuksion të antiinformalitetit.
Më tej për kreditimin për biznesin e vogël, unë e theksova të gjitha në momentin e parë kanë për të kaluar në kreditim. Pra, për të gjithë ato që nuk kuptojnë çfarë është kreditimi, në llogarinë e biznesit të vogël do të ketë shuma plus rezervë për të trajtuar si zbritje në muajt dhe në vitet që do të vijnë për shkak të sistemit të TVSH-së që e afron këtë mundësi që nxit tashmë për biznesin e vogël.
Përsa i përket imputeve bujqësore, unë e kam theksuar dhe do ta theksoj sërish që këmbëngulja që Kryeministri pati për ndryshimin nga 6% në20% në rimbursimin e bujqësisë kaloi në xhepat e fermerëve nga 2 milionë që ishte deri në vitin 2014 deri në 20 milionë që marrin sot, Pra, është automatikisht në xhepat e tyre. Këto ishin pak a shumë ato informacione që unë doja të ndaja me ju. Do ta mbyll duke thënë që ne do të vijmë t’ju takojmë në çdo biznes të vogël për t’ju sqaruar dhe nuk do të ketë asnjë gjobë gjatë gjithë periudhës”, përfundoi Ahmetaj.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.