Kompania ajrore kombëtare, serbe, Air Serbia do të nisë fluturimet direkte mes Beogradit dhe Tiranës, 3 herë në javë duke filluar nga data 23 shtator 2014. Fluturimet do të nisin me tarifa promovuese, duke filluar nga 99 euro (të gjitha taksat e përfshira). Oferta do të jetë e vlefshme për periudhën 23 shtator – 31 dhjetor 2014. Për të përfituar nga këto tarifa Air Serbia bën me dije se biletat duhet të prenotohen deri në 31 gusht 2014. Shefi ekzekutiv i Air Serbia Dane Kondić, tha se : “ Riprezantimi i fluturimeve për në Tiranë është një lajm i mirë dhe domethënës për rrjetin rajonal. Falë këtyre fluturimeve ne iu ofrojmë pasagjerëve nga Tirana më shumë opsione udhëtimi, por edhe më shumë mundësi për t’u lidhur me 38 destinacione biznesi në të gjithë rajonin e Ballkanit, Europës dhe Mesdheut. Gjithashtu fluturimet e reja do të nxisin marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve, por edhe me Europën Jugliondore”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.