Autoriteti i Konkurrencës në Kosovë, përmes një njoftimi të fundit për shtyp, denoncoi rastin e një organizimi kartel në rritjen e çmimit të një shërbimi në komunën e Podujevës. Sipas AKK, është kundër ligjit që në mënyra të organizuara, të rritet apo ulet çmimi për një shërbim të caktuar. Sipas njoftimit, bëhet fjalë për çmimin e shërbimit të prerjes së flokëve.
Ja njoftimi i plotë për shtyp:
“Divizioni anti kartel ne kuader të Autoritetit Kosovar të Konkurrecës, morri në pyetje organizatorët të cilët tentuan ta ngrisin çmimin e qethjes në komunen e Podujevës në formë të bashkërenduar apo kartel. Me këtë rast marrëveshja për fiksim të çmimit, nga vet organizatorët u tërhoq dhe u shpall NULL. Ngritja apo ulja e çmimit të produkteve dhe të shërbimeve në një ekonomi të tregut bëhet në mënyrë individuale dhe në këtë formë, qdo ndërmarrje është ne suaza të ligjit. Ndërsa grupimi i ndërmarrjeve që kanë për qëllim arritjen e marrëveshjeve për caktim të çmimit, është shkelje e rëndë ligjore dhe Autoriteti Kosovar i Konkurrencës në këtë rrafsh është i pa-kompromisë.
Meqenëse marrëveshja nuk ishte në fuqi, Autoriteti nuk do të filloj procedura hetimore ndaj berbereve të Komunës së Podujevës.”
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.