Ngritja e kapaciteteve, promovimi i prodhimeve vendëse dhe investimet e reja në Kosovë, janë tre nga objektivat kryesore të Aleancës Kosovare të Bizneseve.
Kështu është shprehur kryetari i rizgjedhur Agim Shahini, gjatë një dalje për mediat.
Kreu i AKB-së premtoi se do të vazhdojnë të jenë zë i fuqishëm i bizneseve prodhuese në Kosovë, tradita vazhdon me mbrojtjen e interesave afariste.
Në Kuvendin e VI-të Zgjedhor janë zgjedhur të gjitha strukturat e saja udhëheqëse për katër vitet e ardhshme. Zëvendëskryetar janë zgjedhur Suad Berisha, Bashkim Osmani, Burim Piraj dhe Skender Krasniqi, të cilët gjithashtupremtuan se do të jenë krah i bizneseve, shkruan Telegrafi.
Edhe anëtar të Bordit Drejtues Fadil Maxhuni, Ahmet Kuqi, Qemajl Smajli, Enver Abazi, Hysni Zogaj, Muharrem Osmani, Sulejman Konushevci, Agron Thaçi, Arsim Selman Musa, Avni Ponari, Nehat Devolli, premtuan se do të jenë në mbështetjet të bizneseve që janë shtylla thelbësore e shtetit për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien sociale.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.