Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) I ka rinovuar licencën operatorit cellular AMC, teksa kësaj të fundit I kishte përfunduar afati 15 vjeçar I licencës së parë, marrë në vitin 2000.
Sipas njoftimit zyrtar AKEP ka marrë vednimin për “Miratimin e rinovimit të Autorizimit Individual për përdorimin e frekuencave të brezit 900 dhe 1800 MHz të sipërmarrësit Albanian Mobile Communications sh.a.”
Sipas sqarimit të AKEP, Referuar Vendimit Nr.530, datë 26.12.2008, “Për Autorizimin Individual të Operatorit të Telefonisë së Lëvizshme GSM në Republikën e Shqipërisë –“Abanian Mobile Communications sh.a.”, afati i vlefshmërisë së Autorizimit Individual për përdorimin e frekuencave GSM900 dhe GSM1800 ka përfunduar në datën 19.08.2014. Aktualisht AMC përdor brezin e frekuencave 900 dhe 1800 MHz bazuar në Vendimin e Ndërmjetëm të Këshillit Drejtues të AKEP Nr. 2494, datë 14.08.2014.
Grupi adhoc i ngritur bazuar në Urdhrin Nr.4450, datë 24.11.2014 të Ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike ka nënshkruar aktin e dakortësisë me sipërmarrësin “Albanian Mobile Communications” sh.a.,i cili është përcjellë në AKEP nga Ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike me shkresën Nr.1277/10 Prot.AKEP, datë 19.01.2015.
Bazuar në procedurat e ligjit nr. 9918. datë 19. 05.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, VKM Nr.496 datë 22.07.2014, për “Miratimin e rregullave e të procedurave të rinovimit të autorizimeve individuale për përdorimin e frekuencave të dhëna me konkurrim” dhe Raportin vlerësues të AKEP, AMC sh.a. ka përmbushur të gjitha kushtet e përdorimit të këtyre frekuencave (900 dhe 1800 MHz).
Kushtet teknike aktuale të shfrytëzimit të frekuencave të brezit 900 dhe 1800 MHz nga AMC janë ato të përcaktuara në VKD Nr.530, datë 26.12.2008.
Si rrjedhojë AKEP ka miratuar rinovimin e Autorizimit Individual për përdorimin e frekuencave të brezit 900 dhe 1800 MHz të sipërmarrësit “Albanian Mobile Communications sh.a.” sipas Lidhjes bashkëlidhur. Bazuar në neni 62 – Administrimi i spektrit të frekuencave, të Ligjit nr. 9918, datë 19.05.2008, “Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, sipërmarrësi “Albanian Mobile Communications sh.a.” do të përdorë frekuencat e përcaktuara në këtë Autorizim Individual vetëm për sistemet GSM, derisa AKEP do të njoftojë me shkrim mbajtësin e këtij Autorizimi Individual për vendimin e rivlerësimit të kufizimeve.
Në njoftimin e AKEP nuk jepet informacion lidhur me çmimin e rinovimit të licencës.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.