Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka vendosur mbylljen e procedimit administrativ të filluar me Vendimin e Këshillit Drejtues nr. 2486, datë 26.6.2014, që kishte hapur për zgjidhjen e mosmarrëveshjes midis Nisatel sh.p.k. – Albtelecom sh.a. në lidhje me tarifën e terminimit të thirrjeve ndërkombëtare.”
Procedimi ishte hapur, pasi operatori alternativ Nisatel ishte ankuar se që prej shkurtit 2014, Albtelecom ka ndaluar kryerjen e pagesave që kanë të bëjnë me terminimin e trafikut në rrjetin e Nisatel, me tentativën për të trajtuar një pjesë të trafikut ndërkombëtar si trafik kombëtar dhe rrjedhimisht, tarifimin si trafik kombëtar.
Albtelecom ka argumentuar se ka bërë njoftime lidhur rivlerësimin e termave të ofrimit të këtij shërbimi, sipas VKD nr. 2338, datë 31.7.2013, dhe i ka njoftuar operatorët aletrnativë (OA) se, duke filluar nga data 1.2.2014, do të përcjellë thirrjet ndërkombëtare për terminim vetëm për OA që kanë nënshkruar këtë amendament të marrëveshjes së interkoneksionit MI, por Nisatel nuk i ka përmbushur detyrimet që rishhnin nga këto ndryshime.
AKEP i ka rekomanduar palëve ta zgjidhin me marrëveshje/mirëkuptim këtë konflikt duke marrë në konsideratë tarifën që Albtelecom ka paguar më parë për thirrjet hyrëse ndërkombëtare drejt numrave të portuar ne Nisatel (deri më 10.02.2014) si dhe tarifën që Albtelecom ka përfituar nga operatorët e huaj për këto thirrje.
Në rast të kundërt palët mund t’i drejtohen gjykatës kopetente për këtë mosmarrveshje.
Ankesa e Nisatel
Nisatel ka shpjeguar se të gjitha përpjekjet për ta zgjidhur çështjen kanë qenë të pasuksesshme. Sipas Nisatel edhe për sa i takon numrave të portuar, operatorët janë të detyruar të kryejnë rrugëzimin e thirrjeve dhe tentativa e Albtelecom, për të tarifuar thirrjet ndërkombëtare drejt numrave të portuar, si thirrje kombëtare është në kundërshtim me politikat e tregut dhe:
• Dëmton dhe pengon lëvizjen e lirë të abonentëve nga operatori në operator;
• Dëmton dhe pengon zhvillimin e operatorëve të vegjël duke përdorur metoda abuzive dhe kundërshtim me vendimet e rregullatorit;
• Përfiton në kurriz të operatorëve të vegjël dhe të njëjtin trafik ta shesë me cmim shumëfish më shtrenjtë në tregun ndërkombëtar. –
Sa më lart, Nisatel propozon që trafiku drejt numrave të portuar të trajohet si trafiku i numrave jo të portuar, duke zbatuar modelin:
• Terminimi i trafikut drejt numrave të portuar të tarifohet sipas çmimeve të kërkuara nga operatori përfitues i trafikut;
• Operatori tranzitues i thirrjeve drejt numrave të portuar të bëjë publikimin e listës së numrave të portuar nga rrjeti i tij dhe rrjedhimisht deklarime të çmimeve në tregun ndërkombëtar për trafikun për numrat e portuar për të mbuluar çmimet drejt operatorit përfitues;
• Operatori tranzitues paguan operatorin përfitues sipas çmimeve të deklaruara në listat e tij në tregun ndërkombëtar;
• Operatori tranzitues paguan operatorin përfitues sipas çmimeve të tij të deklaruara në listat e tij për terminimin e trafikut ndërkombëtar në rrjetin e vet;
• Kjo është praktika e ndjekur nga Nisatel dhe të gjithë operatorët në Shqipëri, operatorin Carrier ndërkombëtar;
• Kjo është praktika e ndjekur edhe në vendet e BE dhe standard botëror, që duhet ta përmbushë edhe AKEP.
• Derregullimi i tregut të trafikut ndërkombëtar nga njëra anë dhe rregullimi i pjesëve të veçanta me arsyetimin e papranueshëm se janë numra të portuar, do ta destabilizonte situaten; si rrjedhojë Nisatel i kërkon AKEP-it, që të detyrojë Albtelecom:
• Të përmbushë menjëherë detyrimet e deritanishme ndaj Nisatel sipas çmimeve të tarifuara në bazë të faturave të prapambetura, sipas ligjit dhe rregullave në fuqi;
• Të përvetësojë propozimin e lartpërmenduar në politikat e tarifimit të trafikut ndërkombëtar drejt numrave të portuar;
• AKEP, të penalizojë politikën e deritanishme, abuzive dhe penguese ndaj operatorëve të tjere dhe po ashtu të parandalojë veprimet e mundshme në të ardhmen të Albtelecom për abuzime të mundshme me pozicionin e tij në treg.
Mbrojtja e Albtelecom
Albtelecom ka shpjeguar se , me shkresën nr. 8476Prot., datë 30.12.2013 “Mbi ofrimin e shërbimit të terminimit të thirrjeve ndërkombëtare në rrjetin e operatorëve alternativë” ka bërë njoftime lidhur rivlerësimin e termave të ofrimit të këtij shërbimi, sipas VKD nr. 2338, datë 31.7.2013. Në vijim shpjegon Albtelecom, bazuar në Marrëveshjen e Interkoneksionit, neni 8, pika 5, ka ftuar operatorët alternativë (OA) të nënshkruajnë amendamentin përkatës të MI brenda datës 20.1.2014, për të mundësuar vazhdimësinë e ofrimit të këtij shërbimi nga Albtelecom. Albtelecom gjithashtu shprehet se i ka njoftuar OA se, duke filluar nga data 1.2.2014, do të përcjellë thirrjet ndërkombëtare për terminim vetëm për OA që kanë nënshkruar këtë amendament të MI.
Albtelecom shpjegon se me njoftimin nr. 1394Prot. datë 25.2.2014, ka ftuar edhe njëherë palët për nënshkrimin e amendamentit të MI, duke lënë afat deri më datë 1.3.2014. Pas kësaj date Albtelecom do të pezullojë ofrimin e terminimit të thirrjeve ndërkombëtare në rrjetin e OA për operatorët që nuk e kanë nënshkruar amendamentin.
Albtelecom shpjegon se Nisatel me shkresën nr. 100/6Prot., datë 10.2.2014 “Mbi shërbimin e terminimit të trafikut ndërkombëtar në rrjetin e Nisatel” ka njoftuar se ka anulluar amendamentin nr. 5, datë 28.1.2014, të MI me nr. 2929Prot, datë 24.6.2011. Gjithashtu, Nisatel i këkon Albtelecom që duke filluar nga data 10.2.2014, të mos tranzitojë më trafik ndërkombëtar për terminim në rrjetin e Nisatel. Nëse ky trafik do vijohet nga Albtelecom, çmimi i ofruar nga Nisatel do të jetë 15 lekë/min. Në vijim Albtelecom shpjegon se bazuar sa më lart ka pezulluar ofrimin e shërbimit të tranzitimit të thirrjeve ndërkombëtare drejt Nisatel më datë 11.2.2014.
Gjatë rakordimit mes palëve, shpjegon Albtelecom, Nisatel ka faturuar Albtelecom për trafikun e terminimit të thirrjeve hyrëse ndërkombëtare të origjinuara nga rrjetet ndërkombëtare në rrjetin e Nisatel, të përcjella me interkoneksion direkt të Albtelecom me bartës ndërkombëtarë, drejt numrave të Albtelecom të portuar në rrjetin e Nisatel, me vlerën 15 lekë/min, duke e konsideruar këtë si trafik të mirëfilltë ndërkombëtar. Albtelecom shpjegon se, pretendimi i Nisatel se, Albtelecom është në pamundësi teknike për të bërë devijimin apo bllokimin e këtyre thirrjeve drejt numrave të Albtelecom, të portuar në Nisatel, nuk qëndron.
Albtelecom shpjegon se ka vijuar të tranzitojë trafikun ndërkombëtarë drejt numrave të tij portuar në rrjetin e Nisatel në përmbushje të detyrimit rregullator të parashikuar nga Rregullorja e portabilitetit si dhe MI.
Albtelecom shpjegon se këtë qëndrim e ka bazuar edhe në praktikën e telefonisë celulare, e sanksionuar edhe në RIO që prej 2011, me qëllim mirëfunksionimin e shërbimit të portabilitetit të numrit dhe moshumbjen e thirrjeve drejt numrave të portuar. Albtelecom e ka kundërshtuar në rrugë zyrtare këto fatura të lëshuara nga Nisatel, duke sqaruar se ky trafik i konsideruar si trafik ndërkombëtar është trafik i tranzituar nga Albtelecom drejt numrave të Albtelecom të portuar në Nisatel. Ky trafik do të tarifohet me tarifën e rregulluar nga AKEP dhe që në marrëveshjet dypalëshe është tarifë trafiku kombëtar. Albtelecom sqaron se e ka trajtuar këtë problematikë edhe në takimet me Nisatel, për të evituar krijimin e ndonjë situate të mundshme debitore, dhe ka propozuar që palët gjatë procesit të faturimit të bëjnë ndarjen e faturës për këtë shërbim, për ta lënë për trajtim pas vendimmarrjes së AKEP. Këto argumenta nuk janë marrë në konsideratë nga Nisatel. I ndodhur në këtë situatë, shpjegon Albtelecom, i është drejtuar AKEP me shkresën nr. 3544Prot, datë 23.4.2014, ku ka kërkuar ndërhyrjen e AKEP në lidhje me shërbimin e terminimit të thirrjeve ndërkombëtare drejt numrave të portuar në telefoninë e lëvizshme dhe fikse.
Nga Nisatel është vijuar me tarifimin e këtij trafiku me 15 lekë/min duke e konsideruar trafik ndërkombëtar.
Nisatel me shkresë të datës 17.7.2014 drejtuar Bankës Societe Generale Albania, ka kërkuar prekjen e garancisë bankare të depozituar nga Albtelecom, për faturat e muajve mars dhe qershor 2014, të papranuara nga Albtelecom.
Ky veprim është ekzekutuar sipas konfirmimeve të bankës. Albtelecom shpjegon se kërkon ndihmën e AKEP, pasi periudha për të cilëm Nisatel pretendon se Albtelecom është debitor për shumën 1376393 lekë, i përket periudhës në të cilën Nisatel i është drejtuar AKEP për fillim procedimi. AKEP e ka filluar procedimin me VKD nr. 2486, dhe është në fazë procedimi hetimor.
Albtelecom i referohet edhe VKD nr. 2489, datë 26.6.2014 “Për disa ndryshime në ORI të Albtelcom sh.a. në lidhje me thirrjet drejt numrave të portuar në rrjetet fikse”. Në këtë vendim AKEP ka sanksionuar se tarifa e terminimit për thirrjet ndërkombëtare drejt numrave të portuar në rrjetin e Operatorit Përfitues (Nisatel) do të jetë e njëjtë me tarifën përkatëse të terminimit të thirrjeve kombëtare. Sa më lart, pretendimet e Albtelecom, janë gjetur të drejta nga AKEP.
Albtelecom shpjegon se, duke iu referuar email-it zyrtar të Nisatel të datës18.7.2014, përfaqësuesit e Nisatel e pranojnë këtë tarifë, por për periudhën nga data 26.6.2014 kur është marrë vendimi i AKEP për fillim procedimi, duke krijuar vakuum lidhur me tarifën për periudhën mars – qershor 2014.
Sa më lart shpjegon Albtelecom, se i konsideron veprimet e Nisatel në kundërshtim me kuadrin ligjor dhe rregullator në fuqi.
Si rrjedhojë, Albtelecom, i ka kërkuar AKEP të marrë në konsideratë këto pretendime për zgjidhjen e mosmarrëveshjes midis Nisatel dhe Albtelecom, dhe të pranojë kërkesën e Albtelecom për njehësimin e tarifës së terminimit të trafikut ndërkombëtar të tranzituar nga Albtelecom drejt numrave të portuar në rrjetin Nisatel me tarifën e terminimit kombëtar me efekt që nga data 1 mars 2014. V.) AKEP, pasi është njohur me kërkesën ankimore të Nisatel sh.p.k e ka çmuar atë të mbështetur ne Rregulloren nr. 18 “Për procedurat e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve”, për këtë arsye ka nxjerre vendim administrativë per fillimin e procedimit administrativ për zgjidhjen e mosmarrëveshjes midis Nisatel sh.p.k. – Albtelecom.
Zgjidhja e AKEP
Nga shqyrtimi i pretendimeve të ankimuesit dhe parashtrimet e palës së ankimuar sa më sipër cituar, AKEP gjykon se objekti i kërkesës së operatorit Nisatel sh.p.k ka lidhje me VKD nr. 2489 “ Për Disa ndryshime në Oferten Referencë të Interkoneksionit të sipërmarrësit Albtelecom sh.a, në lidhje me thirrjet drejt numrave të portuar në rrjetet fikse”, që Këshilli Drejtues ka nxjerrë më datë 26.06.2014. Arsyetimi i VKD nr. 2489/2014 dhe pjesa dispozitive e tij bëjnë rregullimin kryesor të pretendimeve të Nisatel duke orientuar zgjidhjen e ankesës, pasi në ORI të Albtelecom sh.a, ndryshimet e fundit jane materializuar si: “Në përshkrimin e shërbimit të terminimit të thirrjeve të dorëzuara nga Operatori Përfitues drejt përdoruesve (abonenteve) të Rrjetit të Albtelecom, në Aneks 3, dhe nëcdo pjesë tjetër të ORI të Albtelecom të lidhur me këtë përshkrim,të shtohet:
Sherbimi i terminimit te thirrjeve kombetare te dorezuara nga Operator Perfitues drejt abonenteve te rrjetit te Albtelecom, perfshire:
a. thirrje te origjinuara nga abonentet e Operatorit Perfitues;
b. thirrje te gjeneruara nga abonentet e rrjeteve te tjera publike tele fonike ne Republiken e Shqiperise dhe qe rregullisht jane te tranzituara nga rrjeti i Operatorit Perfitues
c. thirrje te origjinuara nga rrjete nderkombetare, te percjella me interkoneksion direkt tek Operatorit Perfitues me bartes nderkombetare (jo i autorizuar nga AKEP) drejt numrave te Operatorit Perfitues te portuar ne rrjetin e Albtelecom.
Tarifa për të tre llojet e trafikut të terminuar në rrjetin Albtelecom është e njëjtë me tarifën përkatëse të terminimit të thirrjeve kombëtare.
Në përshkrimin e shërbimit të terminimit të thirrjeve në rrjetin e operatorit përfitues të dorëzuara nga Albtelecom drejt përdoruesve (abonenteve) të Rrjetit të operatorit përfitues, në Aneks 3 dhe në cdo pjesë tjetër të ORI të Albtelecom të lidhur me këtë përshkrim, të shtohet:
Sherbimi i terminimit te thirrjeve kombetare te dorezuara nga Albtelecom drej abonenteve te rrjetit te Operatorit përfitues, perfshire:
a.thirrje te origjinuara nga abonentet e Albtelecom;
b.thirrje te gjeneruara nga abonentet e rrjeteve te tjera publike telefonike ne Republiken e Shqiperise dhe qe rregullisht jane te tranzituara nga rrjeti i Albtelecom;
c.thirrje te origjinuara nga rrjete nderkombetare, te percjella me interkoneksion direkt tek Albtelecom me bartes nderkombetare (jo i autorizuar nga AKEP), drejt numrave te Albtelecom te portuar ne rrjetin e Operatorit Perfitues.
Tarifa për të tre llojet e trafikut të terminuar në rrjetin e operatorit përfitues është e njëjtë me tarifën përkatëse të terminimit të thirrjeve kombëtare.
AKEP, për rregullimin e bërë me VKD nr. 2489/2014 nëpërmjet disa ndryshimeve të miratuara në ORI të Albtelecom sh.a është shprehur së dyti me shqyrtimin e ankimit admistrativ të ABCOM sh.p.k., SIN-TEL sh.p.k, TELE.Co Albania sh.p.k, SABATEL sh.p.k., dhe NISATEL sh.p.k, ndaj Vendimit të AKEP nr. 2489, datë 26.6.2014, “Për disa ndyshime në Ofertën Referencë të Interkoneksionit të Albtelecom sh.a. në lidhje me thirrjet drejt numrave të portuar në rrejtet fikse”.
Me VKD nr. 2497, datë 08.09.2014 AKEP ka lënë në fuqi dhe të pandryshuar Vendimin nr. 2489 “ Për Disa ndryshime në Ofertën Referencë të Interkoneksionit të sipërmarrësit Albtelecom sh.a, në lidhje me thirrjet drejt numrave të portuar në rrjetet fikse”.
Në lidhje me mosmarrëveshjen midis palëve për detyrimet e Albtelecom ndaj Nisatel sipas çmimeve të tarifuara nga Nisatel, AKEP çmon se:
– Sipas pretendimeve të palëve, Nisatel pranon që pas datës 26.06.2014 tarifimi të kryhet sipas vendimit të AKEP nr.2489, datë 26.6.2014, ndërsa për periudhën e mëparshme të qëndrojë sa tarifa e Nisatel për thirrjet hyrëse ndërkombëtare. Albtelecom kërkon që AKEP të shtrijë efektet e vendimit nr.2489, datë 26.6.2014, nga data 1 Mars 2014.
– Vendimi nr. 2489, datë 26.6.2014, “Për disa ndyshime në Ofertën Referencë të Interkoneksionit të Albtelecom sh.a. në lidhje me thirrjet drejt numrave të portuar në rrejtet fikse” përcakton se vendimi hyn në fuqi në datën e miratimit të tij, pra më 26.06.2014. Pra për periudhën nga data 26.06.2014 e në vijim nuk duhet të ketë asnjë vend për interpretim për mënyrën e tarifimit të thirrjeve hyrëse ndërkombëtare drejt numrave të portuar midis Albtelecom dhe Nisatel. Sipas nenit 31 të ofertës referencë të interkoneksionit (RIO) të Albtelecom, ndryshimet në RIO të miratuara nga AKEP në lidhje me tarifat hyjnë në fuqi nga data e përcaktuar nga AKEP duke u bërë pjesë automatike e marrveshjeve të interkoneksionit.
– Vendimi i AKEP nr. 2489, datë 26.6.2014, ka përfshirë të njëjtat përcaktime si edhe në ofertat referencë të operatorëve celulare. Albtelecom dhe Nisatel kanë qenë në dijeni të këtyre përcaktimeve të përfshira që në vitin 2011, pasi kanë marreveshje interkoneksioni me operatorë celulare, megjithëse përcaktimet nuk aplikohen pasi nuk ka portim numrash fiks-celular.
– Nëse Albtelecom nuk do të përcillte (nuk përcjell) thirrjet hyrëse ndërkombëtare drejt numrave të portuar në Nisatel, Albtelecom do të ishte në shkelje të rregullores së portabilitetit të numrit dhe do të shkaktonte dëmtim të interesave të pajtimtarëve të portuar në Nisatel, dhe ky i fundit mund (do të kishte të drejtën) të kërkonte dëmshpërblim;
– Nga pretendimet e palëve vihet re se për periudhën objekt mosmarrevshje, palët nuk kanë marrëveshje/amendament në fuqi për terminimin e thirrjeve hyrëse ndërkombëtare në Nisatel (të tranzituara nga Albtelecom):
o Nisatel ka kundërshtuar amendimin e propozuar nga Albtelecom për terminimin e thirrjeve hyrëse ndërkombëtare në Nisatel (të tranzituara nga Albtelecom) nëpërmjet shkresës së dërguar Albtelecom më 10.02.2014 për njoftimin e anullimit të amendamentit nr. 5, datë 28.1.2014, të MI me nr. 2929 Prot, datë 24.6.2011. Nëprmjet kësaj shkrese, Nisatel i kërkon Albtelecom që duke filluar nga data 10.2.2014, të mos tranzitojë më trafik ndërkombëtar për terminim në rrjetin e Nisatel. Nëse ky trafik do vijohet nga Albtelecom, çmimi i ofruar nga Nisatel do të jetë 15 lekë/min.
o Albtelcom ka pezulluar ofrimin e shërbimit të tranzitimit të thirrjeve ndërkombëtare drejt Nisatel më datë 11.2.2014.
– Nisatel ka anulluar amendamentin e MI të propozuar nga Albtelecom për thirrjet hyrëse ndërkombëtare duke kërkuar nga Albtelecom të mos-tranzitojë thirrje hyrëse ndërkombëtare drejt Nisatel, ndërsa njëkohësisht ka njoftuar Albtelecom që nëse përcjell thirrje hyrëse ndërkombëtare ato do të tarifohen nga Nisatel me cmimin 15 lek/minutë. Ky përcaktim nuk duket se është firmosur nga të dyja palët në një amendament të ri MI duke krijuar hapësira për intrepretime të ndryshem dhe vakuum në marrëdhëniet midis palëve.
– Megjithëse terminimi i thirrjeve hyrëse ndërkombëtare është jashtë rregullimit nga AKEP, palët nëse kanë interes të përbashkët komercial dhe bien dakort ato lidhin marrëveshje të vecantë apo shtojnë përcakime në një marrveshje aktuale. Këto përcaktime rregullojnë dhe tarifën apo mënyrën e ndryshimit/njoftimit të saj etj. Nëse palët nuk bien dakort atëherë pala tranzituese nuk dërgon trafik, dhe në rast se ajo dërgon pala terminuese ka të drejtë të mos e pranojë (refuzojë). Njoftimi i Nisatel (nëse Albtelecom përcjell thirrje hyrëse ndërkombëtare drejt nisatel, tarifa do të jetë 15 lek/minutë) duhet të ishte bërë pjesë e MI midis palëve, për të mos-krijuar keqinterpretime. Në formën e një njoftimi ai nuk mund të konsiderohet pjesë e MI, pasi nuk është firmosur nga të dy palët.
– Mosmarrëveshja midis palëve konsiston në mungesën e përcaktimeve midis palëve për tarifën e terminimit të thirrjeve hyrëse ndërkombëtare drejt numrave të portuar për periudhën deri më 26.06.2014.
– Për shkak se AKEP nuk mund të shtrijë efektet e vendimit nr.2489, datë 26.06.2014, para datës së miratimit të tij, dhe të këtij vendimi para datës së nisjes së procedimit administrativ (26.06.2014), AKEP rekomandon palët në gjetje zgjidhje me mirëkuptim (negocim/ndërmjetësim) për periudhën para datës 26.06.2014, duke marrë në konsideratë:
o Tarifën që Albtelecom ka paguar më parë për thirrjet hyrëse ndërkombëtare drejt numrave të portuar ne Nisatel (deri më 10.02.2014);
o Tarifën që Albtelecom ka përfituar nga operatorët e huaj për këto thirrje;
Në rast të kundërt palët mund t’i drejtohen gjykatës kopetente për këtë mosmarrveshje.