Agjencia Kosovare e Privatizimit sot ka publikuar përmbledhjen e aktivitetit vjetore për vitin 2014.
Avni Jashari, zëvendës drejtorit i Menaxhimit të AKP-së tha se ky insitutcion gjatë këtij viti është përballur me situata të vështira në mungesë të anëtareve të bordit por, sipas tij, këto vështirësi kanë arritur të tejkalohen.
Gjatë përmbledhjes vjetore u tha se AKP-ja gjatë këtij viti ka bërë shpërndarjen e 15 milion euro për punëtorët nga 20 përqindëshi.
Gjithashtu mësohet se brenda këtij viti AKP-ja ka arritur të nënshkruaj 145 kontrata të shitjes ndërsa dy të tjera pritet të nënshkruhen brenda këtij muaji.
Arritje e këtij viti u përmend lirimi i të gjitha aseteve të uzurpuara të cilat janë nga sektorët e ndryshëm fizik dhe juridik dhe gjithashtu, aktivizimi i fabrikës së zinkut në Trepçë.
Ndërsa sa i përket procesit të likuidimit , brenda vitit, 123 ndërmarrje të reja janë likujduar. Ndërkohë nga fondet tepricë janë mbledhur rreth 170 milion euro.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.