Aksidentet, rritet primi i riskut për tregun, AMF miraton tabelën e re

10/04/2019 11:02 PM 1 koment

Primi i rrezikut për  llogaritjen e nivelit të provigjoneve të sigurimit të detyrueshëm të përgjegjësisë së pronarit të mjetit motorik për dëmet që u shkaktohen palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti për kontratat TPL të sigurimit është rritur në vitin 2019. Rritja e këtij primi është tregues i dy aspekteve.

E para është rritur risku i përgjithshëm në treg dhe pjesa që mbulohet tek kontrata kur sigurohet një mjet dhe së dyti përfshin edhe financimin e kontributit të shoqërive për Fondin e Kompensimit që menaxhohet nga Byroja. Referuar tabelës me primin e riskut për vitin 2019 kemi një rritje që varion nga 500 lekë në 3000 lekë sipas kategorisë së mjetit.

Kështu nëse për vitin 2018 një motoçiklete me kubikazh mbi 150 cm3 kishte një prim risku 4500 lekë për vitin 2019 ky prim risku është 5000. Pra nga primi total që llogarit një shoqëri sigurimi për një kontratë që lidh të paktën 5000 lekë duhet të llogariten për dëmet që mund të vijnë nga kjo kontratë si dhe për kontibutin që duhet të japë shoqëria tek Fondi i Kompensimit.

Për një autoveturë me kubikazh deri në 1600 cm3 primi i rrezikut në vitin 2018 ishte 6500 lekë ndërsa në vitin 2019 ai ka shkuar 7000 lekë. E njëjta gjë vlen edhe për mjetet me kubikazh mbi 1600 cm të cilat nga 9000 lekë që kishin primin e rreziut vitin e shkuar për këtë vit e kanë 10 mijë lekë.

Rritja më e madhe vërehet tek primi i rrezikut për autobusët me mbi 15 vende të cilët nga 27 500 lekë që e kishin primin e rrezikut në vitin 2018 për këtë vit e kanë 30 500 lekë. Për kamionçinat primi i riskut i vitit të shkuar ishte 12 000 lekë ndërkohë që për vitin aktual ajo është llogaritur në 13 000 lekë.

Duhet të kuptohet që primi i rrezikut shpreh një mesatare të gjithë tregut çka tregon se një prim nuk mund të jetë më i ulët se kaq. Mbi këtë prim kompanitë shtojnë edhe shpenzime të tjera të tyret qoftë ato për paga apo ato për qira e energji që bëjnë të mundur funksionimin e aktivitetit.

Primi i rrezikut miratohet çdo vit si një tabelë orientuese për gjithë tregun por secila nga kompanitë ka më pas të përllogaritur një prim të dytë teknik që përfaqëson treguesin e saj të lidhura sidomos me pjesën e tregut.

Në lidhje me konsumatorin primi mesatar i riskut nuk paraqet domosdoshmërisht rritje të primit final. Ai është vetëm orientues për kompanitë e sigurimit lidhur me pjesën që duhet të llogarisin si provigjon për të paguar dëmet. Në vitin 2018 në raport me vitin 2017 pari një ulje të primit mesatar të riskut por që kompanitë nuk reflektuan asnjë ulje të primit tek konsumatorët.  Kompanitë e sigurimit nga ana tjetër kanë detyrimin që të përllogarisin primin e riskut të kompanisë së tyre dhe primin e sigurimit të detyrueshëm dhe ta afishojnë atë në faqen e tyre duke i mundësuar kështu konsumatorit që të zgjedhin mes shoqërive që ofrojnë primet më të ulëta.

 

TABELA, PRIMET 2019

 

TABELA PRIMET 2018

 

1
Komente

avatar
1 Comment threads
0 Thread replies
0 Followers
 
Most reacted comment
Hottest comment thread
1 Comment authors
genti Recent comment authors
  Subscribe  
newest oldest most voted
Notify of
genti
Guest
genti

A ka ndonje menyre per ta ulur kete primin e rrezikut? Fjalen risk dhe rrezik e ke bere telef.