Aksidentet rrugore, INSTAT: Në mars u rrit numri i të aksidentuarve

23/04/2019 11:33 AM 0 komente

Në muajin mars 2019 numërohen 127 aksidente rrugore nga 123 aksidente të ndodhura në mars 2018, duke u rritur me 3,3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas publikimit të INSTAT për aksidentet rrugore.

Në mars 2019, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 176 persona nga 160 që ishte një vit më parë, duke u rritur me 10,0% raporton INSTAT.

Numri i të aksidentuarve në tremujorin e parë të vitit 2019, është 483 duke mos pasur ndryshim krahasuar me të njëjtën periudhë të 2018-s.

Në muajin mars 2019, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 24 persona nga 14 që ishte një vit më parë. Në tremujorin e parë 2019, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 48 nga 47 që ishte një vit më parë.

Në mars 2019, aksidentet rrugore, në 82,7% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grupmosha 25 –35 vjeç, duke zënë 25,2% të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grupmoshë janë ulur me 22,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në tremujorin e parë 2019, aksidentet rrugore, në 16,3% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 27,5%, krahasuar me një vit më parë.

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of