Rezervat aziatike ranë ndërsa investitorët kërkuan ‘mbrojtje’ në aktivet e sigurta, ndërsa ata vlerësuan daljen e mundshme greke nga zona e euros. Aksionet në Shangai ranë edhe pasi banka qëndrore reduktoi normat e interesit.
Indeksi Topix i Japonisë ra 2.5 për qind teksa jen u rrit 1.1 për qind kundrejt dollarit dhe 2.3 për qind kundrejt euros. Indeksi MSCI Asia Pacific humbi 1.9 për qind në 145.03 në Hong Kong, pasi më shumë se 16 aksione ranë për çdo një që u rrit. Indeksi i përbërë Shanghai ra 1.3, pasi ishte luhatur nga humbjet në gati 7.6 përqind dhe 2.5 përqind fitime.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.