Aksionet aziatike e nisën mëngjesin e ditës së sotme në rënie.
Indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë ra me 0.8 për qind.
Indeksi i aksioneve Nikkei, N225, ra me 1.4 për qind në 18,597.06, duke shkuar në nivelin e tij më të ulët që prej dhjetorit të 2016.
Indeksi i aksioneve Topix ra me 1.6 për qind në 1,480.18 pikë.
Ndërkohë investitorët janë në pritje të një takimi të mundshëm ndërmjet presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij, presidentit kinez, Xi Jinping, që do të jetë njëkohësisht edhe takimi i parë ndërmjet 2 liderëve më të fuqishëm.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.