Në pritje të rezultateve të Rezervës Federale në lidhje me normat e interesit, disa prej aksioneve aziatike shënuan rënie, ndërsa disa të tjera vazhduan rritjen.
Indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë ra me 0.2 për qind.
Indeksi i aksioneve Nikkei, n225, u rrit me 2.0 për qind në 20,299.38 pikë, niveli më i lartë që prej gushtit të 2015.
Indeksi i aksioneve Topix avancoi me 1.8 për qind në 1,667.88 pikë, njëkohësisht edhe niveli më i lartë në këto dy vitet e fundit.
Ndërsa indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, KS11, ra me 0.1 për qind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.